Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekte muzikore për fëmijët: Koncerte në jastëkë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Muzikë klasike për fëmijët dhe prindërit, të cilët janë ulur në jastëkë! Një koncert i tillë u organizua për herë të parë më 21 nëntor 2010. Atëherë publiku u vendos rehatshëm në dysheme dhe u zhyt në botën e muzikës. Sot këto koncerte janë ndër më të preferuarit në kryeqytet. Në sallën e mbushur me njerëz çdo muaj paraqiten nja dy programe. Në “Koncertin e fundit në jastëkë” për Radio Bullgarinë drejtoresha artistike e aktivitetit Veneta Nejnska tregon se nuk ka kufizime për moshën e publikut.

“Ideja e parë ishte që këto të jenë koncerte për fëmijë, të cilët nuk kanë përgatitjen për një aktivitet të tillë në një sallë të madhe. Nganjëherë fëmijët shëtitin, qajnë, zemërohen, por kjo është diçka normale. Në fakt me koncertet tona ne duam t’u japim mundësi prindërve për t’u zhytur bashkë me fëmijët e tyre në botën e muzikës klasike. Duke studiuar në ShBA, pas kësaj edhe në Angli, u ndesha me shumë projekte të tilla. Atje grumbullova ide të ndryshme për organizimin e këtyre programeve. Në fillim kishim idenë për ta paraqitur çdo një herë një vegël muzikore. Pas disa vitesh, pasi i paraqitëm të gjitha instrumentet, filluam t’i prezantojmë kombet e ndryshme. Për shembull, janari është muaji i Francës dhe kemi dy koncerte: me muzikën e Klod Debjusit dhe me atë të Fransis Pulenkut. Kemi zgjedhur ato vepra prej krijimtarisë së tyre, të cilat janë të përshtatshme për fëmijët. Përpiqemi që programet tona të jenë të llojllojshme, të ketë interpretues të rinj, kështu qe të jetë interesante çdo muaj.”

“Interpretuesit në “Koncertet në jastëkë” gjithmonë janë muzikantë të shquar të rinj – tregon Veneta Nejnska. – Për ne cilësia e interpretimit është diçka shumë e rëndësishme. Madje fëmijët të mos kenë dëgjuar kurrë muzikë klasike dhe të vijnë për herë të parë në një koncert të tillë, ata gjenetikisht disponojnë shije dhe kjo u bë e qartë në vetë fillimin e iniciativës. Kishim organizuar një program me vepra moderne për kontrabas solo. Në koncertin e parë muzikantja nuk i interpretoi veprat në mënyrën më të mirë dhe fëmijët e injoruan. Në koncertin e dytë ajo u paraqit shumë mirë dhe dëgjuesit e vegjël vallëzonin, kështu ata dhanë vlerësimin e vet për interpretimin muzikor. Ftojmë gjithashtu muzikantë nga jashtë – para disa muajsh në “Koncerte në jastëk” u paraqit klavesinisti Sauro Argalia. Ai është një yll i vërtetë në muzikën e barokut dhe ishte shumë bukur se arriti të marrë pjesë në projektin tonë. Për çdo një prej programeve bëjmë shumë përpjekje dhe bëjmë çmos që të bëhemi gjithnjë e më të mirë. Gjithmonë i marrim parasysh të gjitha komentet dhe rekomandimet.”

Krijuesit e “Koncerteve në jastëkë” tashmë fituan çmimin e tyre të parë. Për ta votuan dëgjuesit e programit të Radios Kombëtare Bullgare “Alegro Vivaçe” dhe i nominuan për “Projektin e 2013-ës”. “Kjo pa dyshim tregon se ne e kryejmë punën tonë shumë mirë” – komenton Veneta Nejnska. Ajo tregon gjithashtu se gjatë verës së vitit 2014, “Koncerte në jastëkë” ka pasur një shfaqje në Burgas, kurse tani pritet përsëri një shfaqje jashtë kryeqytetit. Ata do të marrin pjesë në festivalin “Ditët Muzikore të Marsit” në qytetin Ruse. Kanë plane gjithashtu për një turne veror dhe shpresojnë se kjo do të realizohet këtë vit.

Është shumë bukur se gjithnjë e më shumë familje i përdorin ditët e pushimit për t’i çuar fëmijët e tyre në një koncert me muzikë klasike. Ja përshtypjet e publikut pas shfaqjes së parë të projektit për vitin 2015.

“Ishte shumë këndshëm, por për fëmijët – pak e mërzitshme. Për mendimin tim koncerti është tepër i gjatë. Biri im i bie pianos dhe mendoj se atij personalisht i pëlqeu” – na thotë nëna e një dali 6 vjeç.

Një vajzë e vogël u turpërua para mikrofonit dhe refuzoi për ta komentuar koncertin, por nëna e saj na shpjegoi se fëmijës i pëlqen këto aktivitete. “Më bëri përshtypje se ka shumë fëmijë të vegjël dhe pasi koncerti fillon të gjithë dëgjojnë me vëmendje të madhe.”

Dy vajza të vogla nga publiku na shpjeguan se ka qenë shumë këndshëm dhe më shumë e kanë pëlqyer pianon. “Do të vijmë përsëri” – na premtuan ato.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD