“Le të jemi entuziastë për kryesinë tonë të BE-së dhe të tregojmë aftësitë e Bullgarisë”. Për këtë bëri apel zëvendëskryeministrja e koordinimit të politikave evropiane Meglena Kuneva gjatë mbledhjes së 400-të të Këshillit të Çështjeve Evropiane dhe i dha start përgatitjes së kryesisë sonë të BE-së gjatë gjashtë muajve të fundit të vitit 2018. Që me aderimin e vendit tonë në BE u caktua se kur do të bëhemi kryetarë të bashkësisë sipas parimit të rotacionit. Kjo do të thotë se në Bullgari do të zhvillohen disa prej asambleve evropiane, takimet joformale, mbledhjet dhe aktivitetet e tjera. Takimet e nivelit të lartë të liderëve të BE-së do të kryesohen nga kryeministri bullgar. Meglena Kuneva vuri në dukje se ende nuk është përgatitur plani financiar për kryesinë bullgare, por shpjegoi se shpenzimet e asnjë prej shteteve nuk kanë qenë më pak se 60 mln euro. Në buxhetin 2015 nuk janë parashikuar mjete për përgatitjen e Bullgarisë, prandaj do të kërkohen para në kuadrin e programeve operative dhe të Strategjisë së Komunikimit të qeverisë.
Për mandatin tonë do të kërkohet edhe ndihmë financiare nga biznesi, siç ndodhet në vende të tjera evropiane. Që të kursehen para, në përgatitje do të marrin pjesë vullnetarë dhe studentë.
“Tani për tani dobitë nuk mund të llogariten konkretisht me shifra – deklaroi Meglena Kuneva. – Reputacioni nuk matet me shifra. Do të jap një shembull me kryesinë e Letonisë, e cila pret fitime prej 64.5 mln eurosh. Reputacioni ndërkombëtar dhe zhvillimi i kapacitetit tonë administrativ, mjetet e investuara në organizimin e ngjarjeve në vendin-mikpritës – e gjithë kjo nuk duhet të konsiderohet vetëm si shpenzime. Në qoftë se jemi të mençur, këto mjete të investuara mund të rikthehen disa herë.”
Sipas Meglena Kunevës, shpenzimet më të mëdha do të jenë për trajnimin e administratës, sepse vendi ynë do të jetë kryetar për herë të parë. Ajo konstatoi se vendi ka nevojë për të paktën 500 kuadro të përgatitur mirë.
Do ta kryesojmë BE-në në një moment shumë special, deklaroi Meglena Kuneva:
“Mandatet e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian skadojnë gjatë vitit 2019. Pritet që periudha më intensive e veprimtarisë legjislative të jetë gjatë viteve 2018 – 2019 dhe ne do ta luajmë rolin e shtetit të fundit në trion me Estoninë dhe Britaninë e Madhe, i cili shtet do të duhet të mbyllë shumë prej dosjeve të vendosura në tryezë. Çdo një kryesi në fund përshëndetet me numrin e dosjeve të mbyllura. Si tema kryesore për kryesinë bullgare mund të përvijohen: bisedimet për kurrizin financiar shumëvjeçar për periudhën e ardhshme programore pas vitit 2020, gjë që është instrument për prioritetet politike, përveç kësaj le të mos harrojmë se për buxhetin kujdeset një eurokomisionare bullgare; një temë tjetër e rëndësishme është përgatitja për një strategji të re të BE-së pas vitit 2020 – jemi në pritje të bisedimeve aktive mbi prioritetet dhe drejtimet politike për zhvillimin e BE-së pas vitit 2020, bisedime të cilat do të zhvillohen nga ne. Megjithë vendimin e shpallur të Komisionit Evropian për ndërprerjen e zgjerimit gjatë pesë viteve në vazhdim, proceset e bisedimeve me vendet kandidate do të vazhdojnë. Theksi do të jetë Ballkani Perëndimor dhe ruajtja e perspektivës së tij evropiane. Mungesa e stabilitetit në Lindjen e Mesme është shkaku për fluksin e madh të imigrantëve në mbarë BE-në. Stabiliteti dhe siguria janë disa prej elementeve kryesore në zhvillimin tonë dhe përpunimi i një strategjie të re të sigurimit dhe i rendit të ditës të migracionit janë dy elemente të rëndësishme prej përpjekjeve tona për krijimin e së ardhmes së sigurt të BE-së. Kjo mund të ndodhë vetëm po të ketë vullnet të qartë nga ana e tërë BE-së. Ne jemi të interesuar dhe do t’i mbrojmë interesat tona. Zhvillimi i ekonomisë digjitale do të shënohet si theks nga partnerët tanë në trion e kryesisë. Për vendin tonë ekonomia digjitale është një mundësi për rritje të të ardhurave dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..