Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Franca është e tronditur: sulmi është kundër mendimit të lirë

Intervistë për Radio Bullgarinë me Hugues Huet, gazetar nga Televizioni Kombëtar Francez France 3, e bërë më 8 janar

Foto: linkedin.com

Sulmi kundër redaksisë së revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në qendrën e Parisit, në të cilin ishin vrarë 12 veta e tronditi botën. Ishte goditur simboli i tolerancës dhe lirisë. Kjo u ndodh në shtetin, i cili hapi dyert e vetë për njerëzit e ndryshëm, për të gjithët që kërkojnë të drejta të barabarta dhe jetë pa dhunë. Shteti, në të cilin secili e ka të drejtën të manifestojë fenë e vet, t’i mbrojë besimet e tij pa frikë. E gjithë kjo liri është mbrojtur në vazhdim të qindra viteve me çmimin e shumë viktimave dhe tani është diçka, me të cilën krenohet secili francez. Për këtë arsye sulmi kundër revistës “Charlie Hebdo” pranohet nga të gjithë njerëzit me mendim të lirë si një sulm kundër të drejtës së shprehjes së lirë.

Sipas fjalëve të gazetarit francez Hugues Huet nga televizioni kombëtar France 3, Franca ka përjetuar periudha të ndryshme me atentate, që i kishin shenjat e akteve terroriste, në të cilat viktimat janë njerëz të rastësishëm:

“Atentati i fundit dhe më tronditës ishte gjatë kohës së luftës civile në Algjeri (1995-1996) – atëherë në një stacion të metrosë së Parisit ishin vrarë 8 viktima. Deri atëherë ky ishte atentati më i gjakosur në territorin e Francës. Në vitet e 80-të të shekullit të XX-të gjithashtu kishte shumë atentate të lidhura me grupimin pro iranian Hizbullah, por deri tani nuk kishte pasur një atentat aq i tronditur dhe aq brutal kundër një simboli – atij të republikës, të shtetit laik, të lirisë së shprehjes. Ky është krimi më i gjakosur dhe më i neveritshëm që nga lufta në Algjeri, d.m.th. – për 50 vjetët e fundit.”

Sipas fjalëve të gazetarit vrasjet ishin kryer me gjakftohtësi. Vrasësit e kishin përgatitur krimin paraprakisht, kishin informatë për secilin prej viktimave. Krimi është diçka më shumë se vetëgjyqësi me njerëz, të cilët mendojnë në mënyrë tjetër, është mësim për të gjithët që e kanë guximin të dalin në rrugën e fanatizmit. Është paralajmërim për gazetarët, të cilët damkosin mizoritë e përkrahësve të xhihadizmit. Për këtë arsye të gjithë gazetarët në botë shprehën përkrahje për kolegët e tyre francezë duke shkruar “Unë jam Charlie” në shenjë solidariteti. Gazetarët frankofonë në Bullgari u mblodhën para Institutit Kulturor Francez në Sofje, pozitën e vet e treguan atje edhe shumë njerëz të zakonshëm.

“Falënderoj shumë për mirëkuptimin. Mora shumë ngushëllime nga media të ndryshme në botë. Si gazetar francez jam shumë i tronditur nga reagimet e kolegëve.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD