Viti 1966 është viti, kur ishte nënshkruar marrëveshja midis Bullgarisë dhe Bashkimit të atëhershëm Sovjetik për ndërtimin e elektrocentralit bërthamor. Kjo u bë më 15 qershor 1966. Për ndërtimin e tij u zgjodh një terren në bregun e lumit Danub, afër qytetit Kozlloduj. Projektet u përpunuan nga inxhinierë bullgarë dhe rusë. Guri i parë u vu më 14 tetor 1969. Gjatë pranverës së vitit 1967 me pjesëmarrjen e më shumë se 100 mijë ndërtues dhe punëtorë nga ana bullgare dhe ajo ruse filloi ndërtimi i korpusit kryesor të Centralit Elektrik Bërthamor “Kozlloduj”. Në të ndodhet salla e reaktorëve, reparti i makinave, qendra e ventilimit dhe pajisjet elektrike të blloqeve.
Në qershor të vitit 1972 nga Bashkimi Sovjetik mbërriti reaktori i parë dhe në nëntor të të njëjtit viti ai ishte vendosur. Fillimi i punës së tij u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve midis specialistëve bullgarë, ndërmarrjeve tregtare bullgare dhe ruse, ministrave dhe zëvendësministrave. Më në fund, dy vjet më vonë puna e reaktorit filloi. Hapja zyrtare u zhvillua më 4 shtator 1974. Rikujtojmë fjalët e shefit të punimeve ndërtimore të elektrocentralit të parë bërthamor tek ne – inxhinier Petër Popov:
“Më 6 prill 1970 solla skicën e parë të korpusit kryesor të centralit. Në fakt atëherë filluam punimet ndërtimore të korpusit. Kjo veprimtari e madhe vazhdoi deri në vitin 1974, kur më 4 shtator ishim gati dhe atëherë centrali filloi punë zyrtarisht. Etapa e parë e ndërtimit përfundoi një vit më vonë – me inaugurimin e bllokut të dytë – në vitin 1975. Për 9 vitet pas kësaj (1973-1982) ishin ndërtuar akoma dy blloqe energjetike – i treti dhe i katërti. Deri në vitin 1991 u ndërtua tërë centrali – atëherë filloi puna e reaktorit të gjashtë. Gjatë 12 viteve të vijueshme centrali punonte me kapacitetin e saj të plot dhe ishte prodhuesi më i madh i energjisë në shtet, duke siguruar korrent të lirë elektrik dhe vende pune për njerëzit e Bullgarisë Veriperëndimore. Në fillim të viteve të 90-të u zbatuan tri projekte të mëdha për modernizimin e blloqeve 1,2, 3 dhe 4. Në lidhje me angazhimet e ndërmarra nga Bullgaria gjatë negociatave për aderimin tonë në BE, në vitin 2007 u ndërprit puna e 4 blloqeve të para të elektrocentralit.
Më shumë se një e treta e korrentit elektrik në Bullgari aktualisht prodhohet nga dy reaktorët sovjetikë në blloqet 5 dhe 6 të Centralit Energjetik Bërthamor “Kozlloduj”. Blloku i pestë do të punojë deri në vitin 2017, i gjashti – deri më 2021.
Gjatë ndërtimit të centralit janë parashikuar akoma 3 sheshe për reaktorë të rinj. Në vitin 2012 u krijua kompania “Westinghouse”, e cila studion dhe vlerëson rrezikun për zgjerimin e centralit bërthamor. Në vitin 2014 kompania nënshkroi marrëveshje aksionare me centralin bërthamor për ndërtimin e një reaktori të ri, duke garantuar zbatimin e standardeve më të larta të parrezikshmërisë, të cilat u përgjigjin të gjitha kërkesave evropiane dhe duke garantuar çmim, relativisht të ulët në krahasim me alternativat e tjera. Ideja është që reaktori i shtate të ndërtohet me teknologjinë më moderne, e cila po përdoret në ndërtimin e reaktorëve në SHBA dhe në Kinë. Por akoma jo gjithçka është e qartë në lidhje me këtë projekt dhe diskutimet ndër politikanët dhe ekspertët në Bullgari po vazhdojnë
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi:socbg.com
Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..
Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..
“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..