Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1966: Fillimi i energjetikës bërthamore në Bullgari

БНР Новини

Viti 1966 është viti, kur ishte nënshkruar marrëveshja midis Bullgarisë dhe Bashkimit të atëhershëm Sovjetik për ndërtimin e elektrocentralit bërthamor. Kjo u bë më 15 qershor 1966. Për ndërtimin e tij u zgjodh një terren në bregun e lumit Danub, afër qytetit Kozlloduj. Projektet u përpunuan nga inxhinierë bullgarë dhe rusë. Guri i parë u vu më 14 tetor 1969. Gjatë pranverës së vitit 1967 me pjesëmarrjen e më shumë se 100 mijë ndërtues dhe punëtorë nga ana bullgare dhe ajo ruse filloi ndërtimi i korpusit kryesor të Centralit Elektrik Bërthamor “Kozlloduj”. Në të ndodhet salla e reaktorëve, reparti i makinave, qendra e ventilimit dhe pajisjet elektrike të blloqeve.

СнимкаNë qershor të vitit 1972 nga Bashkimi Sovjetik mbërriti reaktori i parë dhe në nëntor të të njëjtit viti ai ishte vendosur. Fillimi i punës së tij u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve midis specialistëve bullgarë, ndërmarrjeve tregtare bullgare dhe ruse, ministrave dhe zëvendësministrave. Më në fund, dy vjet më vonë puna e reaktorit filloi. Hapja zyrtare u zhvillua më 4 shtator 1974. Rikujtojmë fjalët e shefit të punimeve ndërtimore të elektrocentralit të parë bërthamor tek ne – inxhinier Petër Popov:

“Më 6 prill 1970 solla skicën e parë të korpusit kryesor të centralit. Në fakt atëherë filluam punimet ndërtimore të korpusit. Kjo veprimtari e madhe vazhdoi deri në vitin 1974, kur më 4 shtator ishim gati dhe atëherë centrali filloi punë zyrtarisht. Etapa e parë e ndërtimit përfundoi një vit më vonë – me inaugurimin e bllokut të dytë – në vitin 1975. Për 9 vitet pas kësaj (1973-1982) ishin ndërtuar akoma dy blloqe energjetike – i treti dhe i katërti. Deri në vitin 1991 u ndërtua tërë centrali – atëherë filloi puna e reaktorit të gjashtë. Gjatë 12 viteve të vijueshme centrali punonte me kapacitetin e saj të plot dhe ishte prodhuesi më i madh i energjisë në shtet, duke siguruar korrent të lirë elektrik dhe vende pune për njerëzit e Bullgarisë Veriperëndimore. Në fillim të viteve të 90-të u zbatuan tri projekte të mëdha për modernizimin e blloqeve 1,2, 3 dhe 4. Në lidhje me angazhimet e ndërmarra nga Bullgaria gjatë negociatave për aderimin tonë në BE, në vitin 2007 u ndërprit puna e 4 blloqeve të para të elektrocentralit.

СнимкаMë shumë se një e treta e korrentit elektrik në Bullgari aktualisht prodhohet nga dy reaktorët sovjetikë në blloqet 5 dhe 6 të Centralit Energjetik Bërthamor “Kozlloduj”. Blloku i pestë do të punojë deri në vitin 2017, i gjashti – deri më 2021.

Gjatë ndërtimit të centralit janë parashikuar akoma 3 sheshe për reaktorë të rinj. Në vitin 2012 u krijua kompania “Westinghouse”, e cila studion dhe vlerëson rrezikun për zgjerimin e centralit bërthamor. Në vitin 2014 kompania nënshkroi marrëveshje aksionare me centralin bërthamor për ndërtimin e një reaktori të ri, duke garantuar zbatimin e standardeve më të larta të parrezikshmërisë, të cilat u përgjigjin të gjitha kërkesave evropiane dhe duke garantuar çmim, relativisht të ulët në krahasim me alternativat e tjera. Ideja është që reaktori i shtate të ndërtohet me teknologjinë më moderne, e cila po përdoret në ndërtimin e reaktorëve në SHBA dhe në Kinë. Por akoma jo gjithçka është e qartë në lidhje me këtë projekt dhe diskutimet ndër politikanët dhe ekspertët në Bullgari po vazhdojnë

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi:socbg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2003 – Bllaga Dimitrova– ndershmëri në një kohë të pandershmërisë politike

“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së..

botuar më 15-10-03 11.40.PD

Viti 2002 – vizita e Papës Gjon Pali II në Bullgari

Si kreu i kishës rimokatolike Papa Gjon Pali II pati më se 100 vizita zyrtare në tërë botën. Ai ishte papa i parë që vizitoi sinagogë, xhami dhe kishë protestante – diçka, me të cilën dërgoi mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e tolerancës mes..

botuar më 15-09-26 10.55.PD

Viti 2001: Mbreti – kryeministër

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga..

botuar më 15-09-19 11.35.PD