Viti 1966 është viti, kur ishte nënshkruar marrëveshja midis Bullgarisë dhe Bashkimit të atëhershëm Sovjetik për ndërtimin e elektrocentralit bërthamor. Kjo u bë më 15 qershor 1966. Për ndërtimin e tij u zgjodh një terren në bregun e lumit Danub, afër qytetit Kozlloduj. Projektet u përpunuan nga inxhinierë bullgarë dhe rusë. Guri i parë u vu më 14 tetor 1969. Gjatë pranverës së vitit 1967 me pjesëmarrjen e më shumë se 100 mijë ndërtues dhe punëtorë nga ana bullgare dhe ajo ruse filloi ndërtimi i korpusit kryesor të Centralit Elektrik Bërthamor “Kozlloduj”. Në të ndodhet salla e reaktorëve, reparti i makinave, qendra e ventilimit dhe pajisjet elektrike të blloqeve.
Në qershor të vitit 1972 nga Bashkimi Sovjetik mbërriti reaktori i parë dhe në nëntor të të njëjtit viti ai ishte vendosur. Fillimi i punës së tij u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve midis specialistëve bullgarë, ndërmarrjeve tregtare bullgare dhe ruse, ministrave dhe zëvendësministrave. Më në fund, dy vjet më vonë puna e reaktorit filloi. Hapja zyrtare u zhvillua më 4 shtator 1974. Rikujtojmë fjalët e shefit të punimeve ndërtimore të elektrocentralit të parë bërthamor tek ne – inxhinier Petër Popov:
“Më 6 prill 1970 solla skicën e parë të korpusit kryesor të centralit. Në fakt atëherë filluam punimet ndërtimore të korpusit. Kjo veprimtari e madhe vazhdoi deri në vitin 1974, kur më 4 shtator ishim gati dhe atëherë centrali filloi punë zyrtarisht. Etapa e parë e ndërtimit përfundoi një vit më vonë – me inaugurimin e bllokut të dytë – në vitin 1975. Për 9 vitet pas kësaj (1973-1982) ishin ndërtuar akoma dy blloqe energjetike – i treti dhe i katërti. Deri në vitin 1991 u ndërtua tërë centrali – atëherë filloi puna e reaktorit të gjashtë. Gjatë 12 viteve të vijueshme centrali punonte me kapacitetin e saj të plot dhe ishte prodhuesi më i madh i energjisë në shtet, duke siguruar korrent të lirë elektrik dhe vende pune për njerëzit e Bullgarisë Veriperëndimore. Në fillim të viteve të 90-të u zbatuan tri projekte të mëdha për modernizimin e blloqeve 1,2, 3 dhe 4. Në lidhje me angazhimet e ndërmarra nga Bullgaria gjatë negociatave për aderimin tonë në BE, në vitin 2007 u ndërprit puna e 4 blloqeve të para të elektrocentralit.
Më shumë se një e treta e korrentit elektrik në Bullgari aktualisht prodhohet nga dy reaktorët sovjetikë në blloqet 5 dhe 6 të Centralit Energjetik Bërthamor “Kozlloduj”. Blloku i pestë do të punojë deri në vitin 2017, i gjashti – deri më 2021.
Gjatë ndërtimit të centralit janë parashikuar akoma 3 sheshe për reaktorë të rinj. Në vitin 2012 u krijua kompania “Westinghouse”, e cila studion dhe vlerëson rrezikun për zgjerimin e centralit bërthamor. Në vitin 2014 kompania nënshkroi marrëveshje aksionare me centralin bërthamor për ndërtimin e një reaktori të ri, duke garantuar zbatimin e standardeve më të larta të parrezikshmërisë, të cilat u përgjigjin të gjitha kërkesave evropiane dhe duke garantuar çmim, relativisht të ulët në krahasim me alternativat e tjera. Ideja është që reaktori i shtate të ndërtohet me teknologjinë më moderne, e cila po përdoret në ndërtimin e reaktorëve në SHBA dhe në Kinë. Por akoma jo gjithçka është e qartë në lidhje me këtë projekt dhe diskutimet ndër politikanët dhe ekspertët në Bullgari po vazhdojnë
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi:socbg.com
Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me..
“Intervistë në barkun e balenës” - Ku ishte më se tri dekada – më pyesin. - Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht. - Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin. -..
“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..