Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1964: Historia e himnit kombëtar bullgar

БНР Новини
Foto: BGNES

Pas Çlirimit nga zgjedha osmane në vitin 1878 deri në vitin 1964 Bullgaria ka ndryshuar jo një herë himnin e saj. Në kohën e Mbretërisë së Tretë Bullgare “Buçet Marica” ka qenë si himn mbretëror, ashtu dhe kombëtar. Ai ishte interpretuar për herë të fundit më 1 janar të vitit 1947. Në periudhën e viteve 1947-1950 si himn i vendit përdoret marshi “O, atdhe ynë, tungjatjeta!”.

Në vitin 1947 Elisaveta Bagrjana, Nikolla Furnaxhiev dhe Mlladen Isaev fillojnë të shkruajnë vargjet e himnit të ri – “O, Bullgari e dashur”. Detyra ishte që theksi të vihet mbi luftën e bullgarëve për liri dhe nderimin e të gjithëve që kanë sakrifikuar jetën e tyre për të. Puna mbi tekstin dhe muzikën vazhdoi gjatë tërë vitit 1950 dhe zyrtarisht himni filloi të interpretohet në vitin 1951.

O, Bullgari e dashur, o vend i trimave,

i fuqishëm dhe i pandërprerë është progresi yt!

Të bëhet gjithnjë më e fuqishme aleanca jone luftarake

me popullin e madh vëlla sovjetik!

Dielli i madh i Leninit dhe Stalinit

me rrezet e tij rrugën tonë ndriçon.

Dimitrovi  ndezi zemrat tona për heroizma,

na bashkoi në luftën dhe në punën paqësore!

Dhjetë vjet më vonë, për shkak të afërsisë së tekstit dhe melodisë me  himnin sovjetik, poeti Georgi Xhagarov hodhi idenë që kënga “O, atdhe i dashur” të bëhet himni i ri i Bullgarisë. Muzika dhe teksti janë pjesë e këngës “Mali krenar Stara planina”, të cilën Cvetan Radosllavovi, që ka lindur në qytetin Svishtov, e ka shkruar në vitin 1885 duke udhëtuar tek fusha e betejës në kohën e Luftës Serbe-Bullgare. Teksti ka pësuar disa ndryshime dhe është interpretuar deri në vitin 1990. Në të këndohet:

Mali krenar Stara planina,

pranë tij Danubi  kaltëron,

dielli Trakinë ndriçon,

flakëron mbi Pirinin.

O, atdhe i dashur,

ti je parajsa e tokës,

bukuria dhe hijesia jote,

o, ato janë pa fund!

Në komisionin që miraton muzikën dhe tekstin e këngës “O, atdhe i dashur” merr pjesë dhe kompozitori Petko Stajnov. Ai kritikoi afirmimin e këngës për himn, sipas tij melodia është hebraike, për këtë arsye e përjashtuan nga komisioni. Dobri Hristovi e mbrojti himnin, duke deklaruar, se melodi edhe të këngëve të tjera janë huazuar nga të këngë të huaj, por me gjithë atë janë pjesë e thesarit muzikor bullgar. Himni është afirmuar me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor më 8 shtator të vitit 1964 dhe është ekzekutuar për herë të parë si i tillë në solemnitetet  me rastin  e festës zyrtare – 9 shtator.

Bullgaria është i vetmi vend nga blloku socialist, i cili nënvizon rolin e vet të satelitit kundrejt BS me një vargje, ku përmendet Moska. Pas 10 nëntorit të vitit 1989 në kohën e debateve për kushtetutën e re jepen shumë propozime për himn të ri. Është bërë propozimi të kthehet himni “Buçet Marica ose “Ec, o popull i rilindur” (himni bullgar kushtuar veprës së themeluesve të alfabetit sllav Kiril dhe Metodij), por “O, atdhe i dashur” me gjithë atë mbeti himn kombëtar, prej tij janë hequr vetëm dy vargjet e fundit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD