Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti politik 2014

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Tronditja shoqërore që Bullgaria përjetoi gjatë vitit 2013 me dy valët e gjëra të protestave vazhdoi edhe gjatë këtij viti. Gjatë 2014 shoqëria kuptoi se në vend ka jo vetëm krizë politike, por edhe ekonomike.

Për më pak se 5 muaj qytetarët bullgarë dy herë dolën për të votuar – më 25 maj për anëtarë të Parlamentit  Evropian dhe më 5 tetor në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kush fitoi dhe kush humbi? Humbësi i madh pa tjetër është Partia Socialiste Bullgare. Kjo është partia, e cila shënoi një sërë gabimesh gjatë qeverisjes dhe lejoj që prej saj të shkëputen figura të rëndësishëm, të cilët themeluan formacionin e ri politik ABV. Realisht në krahasim me zgjedhjet gjatë vitit 2013 partia e majtë humbi 250 mijë vota, pavarësisht se prognozat sociologjike tregonin të dhëna të tjera. Kjo do të thotë, se në nivelin deklarativ simpatizantët mbështetin PSB, por në ditën e zgjedhjeve rrinë në shtëpi. Humbëse është edhe partia tjetër e madhe – GERB, e cila pavarësisht gabimet qeverisëses të së majtës, nuk  arriti të shtoi rezultatin e saj në krahasim me atë të zgjedhjeve të mëparshme parlamentare. Nëse gjatë vitit 2013, 1 milionë e 100 mijë votat e marra për partinë e djathtë të mbetur në izolim konsideroheshin si fund, ajo nuk arriti të shtojë gjatë këtij viti numrin e përkrahësve të saj. Por ndryshe nga dy partitë e mëdha të gjitha formacionet e tjera të vogla partiake fituan më shumë se maksimumi i pritjeve të tyre. Kështu vendosi suvereni dhe ai fitoi, sepse me votën e vet ai detyroi shtresën politike të kërkojë vendime me konsensus dhe të trembet pak nga vota e protestës. Pas zgjedhjeve parlamentare u bë e qartë, se Legjislatura e 43 e Kuvendit Popullor është me më shumë grupe parlamentare në tërë historinë demokratike të vendit.

Tri qeveri kishte Bullgaria gjatë vitit të kaluar. Qeveria centriste e majte e PSB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë ekzistoi 14 muaj. Kryeministri Pllamen Oresharski dha dorëheqje pas 405 ditëve të protestave antiqeveritare. Mosbesimi ndaj kabinetit “Oresharski”, sipas sondazheve sociologjike, ishte 70%. Të ngjashme ishin përqindjet edhe për drejtimin negativ në zhvillimin e vendit. Kjo ishte shkalla e dyte më e lartë e shqetësimeve popullore pas dështimit të qeverisë së PSB në vitin 1997. Ardhja e qeverisë teknike solli një fare qetësie. Qeveria e tretë bullgare, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është e qëndresë së djathtë pavarësisht se në përbërjen e saj ka përfaqësues të formacionit të majtë ABV. Ministrat janë përfaqësues të GERB-it dhe Bllokut të Reformatorëve. Kabineti i dytë i Bojko Borisovit  mbështetet nga Fronti Patriotik dhe nga ABV dhe u krijua pas shumë kompromiseve dhe negociateve. Sipas sondazheve sociologjike të muajit dhjetor për nga niveli i besimit qeveria ngjan me kabinetet e tjera, të krijuara në kushtet e bisedimeve të ndërlikuara. Besimi tashmë është 26% dhe ka shënuar rritje me 10 pikë në krahasim me fillimin e nëntorit. Në muajit rreth dhe pas zgjedhjeve ka një rritje të lehtë të optimizmit në drejtim të zhvillimit të vendit. Këta janë indikatorët për qetësimin e shoqërisë. Të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë efekt të tillë. Gjithmonë i japim kredi besimi pushtetit të ri. Tani në ndërgjegjen masive dominon dëshira për stabilizim dhe jo për ndryshime të ashpra. Në historinë demokratike të vendit vetëm në fillimin e tre qeverive bullgare është konstatuar “kulmi i dashurisë së popullit” – në vitin 1997 për qeverinë e Ivan Kostovit, gjatë 2001 të Simeon Sakskoburgota dhe për qeverinë e parë të Bojko Borisovit në viti 2009. Tani jemi dëshmitarë të qetësimit kombëtar.

Për kazusin me Bakën Korporative Tregtare shoqëria reagoi me urtësi dhe pa panik. Në ndërgjegjen popullore u imponua bindja, se sulmi ndaj bankës kishte karakter politik – më shumë se gjysma prej bullgarëve ishin të këtij mendimi. Për fat të keq, bullgarët mbetën me përshtypjen, se politikaneve u është lejuar gjithçka. Vetë politikanët ishin të trembur. Gjatë votimit në sallën plenare për kazusin me Bankën Korporative Tregtare janë vënë re shumica të paqëndrueshme – GERB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kundër Bllokut të Reformatorëve dhe PSB, pas kësaj mendimet u ndryshuan. Dhe kjo çështje nuk do të jetë arsyeja e vetme për arritjen e shumicave dinamike në Parlament. E ardhmja do të na sjellë edhe të tjera, duke pasur parasysh konfigurimin ekzistues.

Natyra i solli popullit tonë shumë sprova gjatë vitit 2014. Përmbytjet që përfshin gjysmën e territorit të Bullgarisë, shkaktuan dhe shumë viktima në njerëz. Por u bë e qartë se mund të jemi të bashkuar para fatkeqësive. U shtrua çështja për përgjegjësinë e shtetit dhe besimi ndaj tij. Të gjithë pamë, se edhe kur pushtetet bënin çmos për përballimin e situatës dhe vepronin sipas rregullave, besimi i njerëzve ndaj tyre nuk rritej. Mosbesimi i bullgarëve ishte konstatuar edhe gjatë problemit me fluksin e refugjatëve. Në nivelin e jetesës të shumicës së bullgarëve u shkallëzua frika nga të huajit, sepse shihej, se shtetit nuk kishte zgjidhje të qëndrueshme për problemin. Bullgarët do të duhet të mësohen me refugjatët, sepse vendi ynë duhet të bëhet më tërheqës për jetesë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..

botuar më 25-02-15 2.30.MD
Godina e MPJ-së në Sofje

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme dënon deklaratat e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..

rinovuar më 25-02-13 10.22.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..

botuar më 25-02-08 9.35.PD