Festivale, tubime folklorike, përvjetorë... Të mos harrojmë dhe zërat e rinj që zbuluam gjatë vitit që po shkon. Ngjarjet e vitit 2014 u radhitën si një valle festive shumëngjyrëshe. Njeriu mund të mendojë, se kohët e vështira dhe lajmet e këqija nuk arrijnë tek organizatorët dhe interpretuesit, të cilët i dhuruan publikut çaste të paharrueshme. Qindra tubime regjionale, aktivitete respektuese ndërkombëtare, konkurse dhe çmime të reja e bënë të larmishëm kalendarin folklorik. Për disa prej tyre ju kemi treguar gjatë vitit, për të tjera do t’ju tregojmë tani – me muzikë të bukur dhe lajme të mira.
Edicioni i dytë i Konkursit Ndërkombëtar Folklorik “Bilbilat e Veriut” mblodhi pjesëmarrës nga Maqedonia, Ukraina, Moldavia, Polonia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria. Qëllimi që e shtrojnë organizatorët nga bashkia Suhindoll është rilindja dhe ruajtja e folklorit të Veriut. Këngëtarja e re popullore Ana Borisova është e bindur, se pas kontaktit të tyre me muzikën e kësaj krahine, interpretuesit do të mbeten gjithmonë të lidhur me të. Ana është drejtore artistike e konkursit, pedagoge e këndimit popullor në Universitetin e Lartë Teknik “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” në Veliko Tërnovo.
Do të përmendim dhe vargun e forumeve folklorike të CIOFF (Organizatës Ndërkombëtare të Festivaleve Folklorike), të cilat me çdo vit të kaluar shtojnë numrin e tyre. Me sukses kaluan Festivalet Ndërkombëtare në Veliko Tërnovo, Varna, Dorkovo, Plovdiv. Familjes së madhe të organizatës së autoritetshme botërore gjatë këtij viti iu bashkua dhe bashkia Çellopeç, organizatore e edicionit të parë të Festivalit “Zllaten prah” (“Pluhuri i artë”).
Në Bullgarinë Jugperëndimore sipas traditës u mbajtën dy aktivitete – “Maleshevo këndon dhe kërcen” (në bashkinë Strumjani) “Me këngët e motrave Biserovi” (në bashkinë Sandanski), në të cilat kishte pjesëmarrje të madhe të kolektivave të huaja.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..