Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti folklorik 2014

БНР Новини
Sivjet Ansambli “Pirin” shënoi përvjetorin e tij të 60 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje
Foto: arkivi i Ansamblit "Pirin"

Festivale, tubime folklorike, përvjetorë... Të mos harrojmë dhe zërat e rinj që zbuluam gjatë vitit që po shkon. Ngjarjet e vitit 2014 u radhitën si një valle festive shumëngjyrëshe. Njeriu mund të mendojë, se kohët e vështira dhe lajmet e këqija nuk arrijnë tek organizatorët dhe interpretuesit, të cilët i dhuruan publikut çaste të paharrueshme. Qindra tubime regjionale, aktivitete respektuese ndërkombëtare, konkurse dhe çmime të reja e bënë të larmishëm kalendarin folklorik. Për disa prej tyre ju kemi treguar gjatë vitit, për të tjera do t’ju tregojmë tani – me muzikë të bukur dhe lajme të mira.

Para disa ditësh Ansambli “Pirin” shënoi përvjetorin e tij të 60 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. E bëri me një spektakël mbresëlënës, në të cilin morën pjesë interpretues të brezave të ndryshëm. Tatjana Sërbinska – njëra prej solisteve më të njohura, erdhi posaçërisht nga SHBA, ku jeton prej vitesh. Publiku duartrokiti dhe Tanja Kostovën dhe Ruska Stoimenovën. Të tri këngëtaret janë ndër themeluesit e “Pirinit”. Bilanci me të cilin Ansambli priti jubileun e vet – mbi 7 000 koncerte në të gjitha kontinentet para miliona dëgjuesve. Prof. Kirill Stefanov, i cili po thuaj se pesëdhjetë vjet ishte kryeudhëheqës artistik, është autor i disa prej përpunimeve më të njohura të këngëve popullore.

Konkursi Ndërkombëtar Folklorik “Bilbilat e Veriut”Edicioni i dytë i Konkursit Ndërkombëtar Folklorik “Bilbilat e Veriut” mblodhi pjesëmarrës nga Maqedonia, Ukraina, Moldavia, Polonia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria. Qëllimi që e shtrojnë organizatorët nga bashkia Suhindoll është rilindja dhe ruajtja e folklorit të Veriut. Këngëtarja e re popullore Ana Borisova është e bindur, se pas kontaktit të tyre me muzikën e kësaj krahine, interpretuesit do të mbeten gjithmonë të lidhur me të. Ana është drejtore artistike e konkursit, pedagoge e këndimit popullor në Universitetin e Lartë Teknik “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” në Veliko Tërnovo.

Nga Bullgaria e Veriut është dhe Boris Mashallov – njeri prej këngëtarëve tanë të mëdhenj, 100 vjetori i të cilit shënuam gjatë vitit 2014. Kujtimit të tij u ishin kushtuar shumë aktivitete, ndër të cilat dhe Çmimet Vjetore Folklorike, që u zhvilluan në qytetin Smoljan. Ideja për këtë aktivitet i përket Konstantin Llazarovit. Sipas tij nominimet dhe dallimet në të gjitha fushat e artit folkloristik do të frymëzojnë dhe do të vazhdojnë traditat e trashëguara.

Do të përmendim dhe vargun e forumeve folklorike të CIOFF (Organizatës Ndërkombëtare të Festivaleve Folklorike), të cilat me çdo vit të kaluar shtojnë numrin e tyre. Me sukses kaluan Festivalet Ndërkombëtare në Veliko Tërnovo, Varna, Dorkovo, Plovdiv. Familjes së madhe të organizatës së autoritetshme botërore gjatë këtij viti iu bashkua dhe bashkia Çellopeç, organizatore e edicionit të parë të Festivalit “Zllaten prah” (“Pluhuri i artë”).

Festivali Ndërkombëtar Folklorik “Pluhuri i artë”Në Bullgarinë Jugperëndimore sipas traditës u mbajtën dy aktivitete – “Maleshevo këndon dhe kërcen” (në bashkinë Strumjani) “Me këngët e motrave Biserovi” (në bashkinë Sandanski), në të cilat kishte pjesëmarrje të madhe të kolektivave të huaja.

Edhe shumë festa të tjera kishte gjatë vitit 2014, por ne do te ndalim deri këtu. Sepse dimë se nuk do të na mjafton koha për të treguar për të gjitha. Dhe me urime për festa të ndritshme me njerëzit e dashur dhe me muzikë të bukur.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD