Të dielën e kaluar Kryeministri Bojko Borisov dhe sindikatat u morën vesh për parametrat kryesorë të reformës së pensionimit dhe kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë në shoqërinë bullgare. Që nga atëherë deri tani në Bullgari këmbehen deklarata, organizohen mitingje dhe drejtohen kërcënime. Shumë shpejt problemi u bë social dhe sipas shumë vëzhguesve këto ditë madje mund të arrihet në shpërndarjen e koalicionit në pushtet.
Çfarë në fakt e shkaktoi këtë tronditje?
Ka dy pika të rëndësishme sa u përket reformave të shënuara. Gjëja e parë i përket ndalimit të radhës të ndryshimit të miratuar që në qeverinë e parë të Bojko Borisovit. Sipas variantit të parë mosha e pensionimit te femrat dhe meshkujt duhej të barazohej dhe ajo duhej të rritej çdo një vit me nja katër muaj deri në arritjen e moshës 65 vjeç. Aktualisht kjo moshë është 60 vjet dhe 8 muaj për femrat dhe 63 vjet dhe 8 muaj për meshkujt. Me ardhjen në pushtet vitin e kaluar të qeverisë së koalicionit të qendrës së majtë kjo reformë u pezullua përkohshëm me motivin se duhet të merret parasysh jetëgjatësia mesatare në Bullgari dhe kushtet e këqija të jetesës dhe të punës në vend. Nën presionin e sindikatave kabineti i dytë “Borisov” ra dakord të dielën e kaluar që ta zgjatë këtë pauzë edhe pas vitit 2015, siç ishte parashikuar, kur duhet të shqyrtohet pakoja e tërësishme e reformave të pensionimit. “Ky nuk është një lajm i mirë” – komentoi në këtë lidhje Presidenti Rosen Plevneliev.
Shkaku i dytë për reaksionet e ashpra kundër politikës së tanishme të autoriteteve është oferta e Ministrit të Financave Vlladisllav Goranov që qytetarët të mund të zgjedhin nëse të sigurohen për pensionin e dytë në fondet universale private të pensionimit, ose në Institutin shtetëror Kombëtar të Sigurimeve, gjë që aktualisht është e detyrueshme.
Edhe të dyja ndryshimet e parashikuara në modelin e pensionimit, për të cilat ishte arritur marrëveshje i bënë një përshtypje të madhe biznesit, sepse ato u përkasin drejtpërsëdrejti interesave të tij. Ekonomia ka nevojë për krah të kualifikuar pune dhe këta janë njerëzit me përvojë më të madhe, sepse të rinjtë e arsimuar dhe të kualifikuar largohen nga vendi. Kështu u argumentuan punëdhënësit, të cilët duan që mosha e pensionimit të vazhdojë të rritet. Nga ana tjetër, vendimi që qytetarët të mund të zgjedhin nëse të sigurohen për pensionin e dytë në fondet universale private të pensionimit, ose në Institutin shtetëror Kombëtar të Sigurimeve i kërcënon shoqëritë private në këtë sferë.
“Madje ndryshimet më të vogla në sferën sociale duhet të bëhen pas debateve shumë serioze dhe një vlerësimi të kujdesshëm” – shënon me rastin e të gjitha këtyre tronditjeve në Bullgari ish Ministri i Punëve Sociale Ivan Nejkov. Mendimi i tij se këto reforma nuk janë të menduara mirë u përkrah nga shumica e ekspertëve ekonomikë, kurse anëtari i dytë i koalicionit në pushtet, Blloku i djathtë i Reformatorëve, deklaroi kategorikisht se nuk mund ta pranojë këtë “ide të rrezikshme”, sepse në përgjithësi ajo është shprehje e politikës së majtë demagogjike.
A do të shpërndahet shumica e dobët parlamentare dhe a do të arrihet në rrëzimin e qeverisë – kjo ndoshta do të bëhet e qartë që nesër, kur pritet që reformat e reja të pensionimit të votohen në Parlament. Mirëpo, nuk duhet të harrohet se Kryeministri Bojko Borisov është shumë i ndjeshëm ndaj opinionit publik dhe nganjëherë ka prirje për vendime impulsive në momentin e fundit. Kjo i bën vëzhguesit për ta mos përjashtuar mundësinë që vendimet të tërhiqen në çastin e fundit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..