Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rejtingu i kreditimit i Bullgarisë ra nën nivelin kritik

БНР Новини
Foto: BGNES

Ditën e premte agjencia e matjes së rejtingut “Standart & Poor’s” e uli rejtingun e kreditimit të Bullgarisë nga BBB- në BB+, do më thënë nën nivelin kritik, që konsiderohet i pranueshëm nga tregjet ndërkombëtare financiare. Tani letrat shtetërore bullgare të borxhit do të jenë në kategorinë “trash”. Kjo do të thotë, se nuk rekomandohet dhënia e parave si hua shtetit bullgar, sepse rreziku i paaftësisë së pagimit të tyre është tepër i lartë.

Lajmi që erdhi pikërisht ditën në të cilën parlamenti miratoi borxhin e ri publik prej 1,5 mlrd euro, shkaktoi komente të gjallëruara në rrethet politike dhe ekonomike në vend.

Agjencia e matjes së rejtingut argumentoi vendimin e saj për këtë vlerësim të keq për vendin tonë me krizën bankare në Bullgari gjatë këtij viti, krizë e cila i kushtonte Bullgarisë 3,5 % prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe çoi në deficit publik, që cenon nivelin e lejuar të BE prej 3%. A do të sanksionohet Bullgaria nga Brukseli sipas rregullave, tani për tani nuk dihet. Por ulja me një shkallë të rejtingut të kreditimit të shtetit është një goditje e fortë mbi imazhin e saj ndërkombëtar dhe do t’i kushtojë shumë para.

Ministri i Financave Vlladisllav Goranov, të cilit nuk i erdhi mirë nga ky lajm, u përpoq të shpjegojë, se vlerësimi negativ nuk ka të bëjë me qeverinë e tanishme, por faj kanë qeveritarët para saj, sepse kabineti i ri i koalicionit është në pushtet nga muaji tetor dhe rezultatet e politikës së tij ekonomike do të vlerësohen në të ardhmen. Kjo është e drejtë, por është vetëm pjesë prej së vërtetës. Sepse rejtingu i ri i kreditimit të Bullgarisë nuk është vlerësim vetëm për situatën aktuale ekonomike në vend, por është dhe një fare prognozë dhe rekomandim për sjelljen e vendit në të ardhmen në tregjet ndërkombëtare. Është e drejtë, se agjencia “Standart & Poor’s” nënvizon, se perspektiva është pozitive dhe se është e gatshme të rishikojë vlerësimin e vet në drejtimin pozitiv për tërheqjen e më shumë investimeve direkte të huaja, si edhe në qoftë se ekonomia do të rritet më shpejtë  nga pritjet e ekspertëve. Duke ditur, se rritja ekonomike gjatë vitit të ri pritet të jetë nën 1% dhe se investimet e huaja do të mbeten vetëm për rreth 1 mlrd euro, mund të parashikohet, se një revizion në drejtim sipër të rejtingut shpejtë nuk do të ketë.

Ulja e rejtingut të kreditimit të Bullgarisë nën nivelin kritik për investime, sipas shumë ekspertëve pasqyron saktë gjendjen aktuale të ekonomisë bullgare dhe perspektivat e saj të afërta. Ata rikujtojnë, se ky vlerësim është bërë pas korrigjimeve të fundit të buxhetit publik të shtetit për këtë vit dhe pas miratimit në parim të planit të ri financiar të shtetit për vitin 2015. D.m.th. pasi është bërë e qartë cila është situata reale dhe se çfarë qëllime do të ndjekë politika e qeverisë gjatë vitit të ri. Për këtë se situata financiare nuk është inkurajuese flet fakti, se vetëm gjatë 12 muajve të fundit borxhi i vendit ka rritur me më se 4,4 mlrd euro dhe se tashmë arrin shumën astronomike për Bullgarinë e varfër prej 13 mlrd eurosh. Se financat publike nuk do të dalin shpejtë nga zona e rrezikshme e kuqe konfirmohet nga vet qeveria, e cila shpalli publikisht, se vitin e ardhshëm ka ndërmend të marrë hua të re në masë prej 4,2 mlrd euro. Herën e fundit kur obligacionet bullgare ishin shitur në tregjet ndërkombëtare financiare ishte gjatë qershorit dhe atëherë shteti shënoi një sukses, duke marrë 1,5 mlrd euro me interes pak mbi 3%. Vitin tjetër, me siguri kushte të tilla të leverdishme vështirë mund të arrihen me rejtingun e tanishëm të ulët dhe kjo do t’u kushtojë  shumë shtetit, përkatësisht taksapaguesve bullgarë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD