Ditën e premte agjencia e matjes së rejtingut “Standart & Poor’s” e uli rejtingun e kreditimit të Bullgarisë nga BBB- në BB+, do më thënë nën nivelin kritik, që konsiderohet i pranueshëm nga tregjet ndërkombëtare financiare. Tani letrat shtetërore bullgare të borxhit do të jenë në kategorinë “trash”. Kjo do të thotë, se nuk rekomandohet dhënia e parave si hua shtetit bullgar, sepse rreziku i paaftësisë së pagimit të tyre është tepër i lartë.
Lajmi që erdhi pikërisht ditën në të cilën parlamenti miratoi borxhin e ri publik prej 1,5 mlrd euro, shkaktoi komente të gjallëruara në rrethet politike dhe ekonomike në vend.
Agjencia e matjes së rejtingut argumentoi vendimin e saj për këtë vlerësim të keq për vendin tonë me krizën bankare në Bullgari gjatë këtij viti, krizë e cila i kushtonte Bullgarisë 3,5 % prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe çoi në deficit publik, që cenon nivelin e lejuar të BE prej 3%. A do të sanksionohet Bullgaria nga Brukseli sipas rregullave, tani për tani nuk dihet. Por ulja me një shkallë të rejtingut të kreditimit të shtetit është një goditje e fortë mbi imazhin e saj ndërkombëtar dhe do t’i kushtojë shumë para.
Ministri i Financave Vlladisllav Goranov, të cilit nuk i erdhi mirë nga ky lajm, u përpoq të shpjegojë, se vlerësimi negativ nuk ka të bëjë me qeverinë e tanishme, por faj kanë qeveritarët para saj, sepse kabineti i ri i koalicionit është në pushtet nga muaji tetor dhe rezultatet e politikës së tij ekonomike do të vlerësohen në të ardhmen. Kjo është e drejtë, por është vetëm pjesë prej së vërtetës. Sepse rejtingu i ri i kreditimit të Bullgarisë nuk është vlerësim vetëm për situatën aktuale ekonomike në vend, por është dhe një fare prognozë dhe rekomandim për sjelljen e vendit në të ardhmen në tregjet ndërkombëtare. Është e drejtë, se agjencia “Standart & Poor’s” nënvizon, se perspektiva është pozitive dhe se është e gatshme të rishikojë vlerësimin e vet në drejtimin pozitiv për tërheqjen e më shumë investimeve direkte të huaja, si edhe në qoftë se ekonomia do të rritet më shpejtë nga pritjet e ekspertëve. Duke ditur, se rritja ekonomike gjatë vitit të ri pritet të jetë nën 1% dhe se investimet e huaja do të mbeten vetëm për rreth 1 mlrd euro, mund të parashikohet, se një revizion në drejtim sipër të rejtingut shpejtë nuk do të ketë.
Ulja e rejtingut të kreditimit të Bullgarisë nën nivelin kritik për investime, sipas shumë ekspertëve pasqyron saktë gjendjen aktuale të ekonomisë bullgare dhe perspektivat e saj të afërta. Ata rikujtojnë, se ky vlerësim është bërë pas korrigjimeve të fundit të buxhetit publik të shtetit për këtë vit dhe pas miratimit në parim të planit të ri financiar të shtetit për vitin 2015. D.m.th. pasi është bërë e qartë cila është situata reale dhe se çfarë qëllime do të ndjekë politika e qeverisë gjatë vitit të ri. Për këtë se situata financiare nuk është inkurajuese flet fakti, se vetëm gjatë 12 muajve të fundit borxhi i vendit ka rritur me më se 4,4 mlrd euro dhe se tashmë arrin shumën astronomike për Bullgarinë e varfër prej 13 mlrd eurosh. Se financat publike nuk do të dalin shpejtë nga zona e rrezikshme e kuqe konfirmohet nga vet qeveria, e cila shpalli publikisht, se vitin e ardhshëm ka ndërmend të marrë hua të re në masë prej 4,2 mlrd euro. Herën e fundit kur obligacionet bullgare ishin shitur në tregjet ndërkombëtare financiare ishte gjatë qershorit dhe atëherë shteti shënoi një sukses, duke marrë 1,5 mlrd euro me interes pak mbi 3%. Vitin tjetër, me siguri kushte të tilla të leverdishme vështirë mund të arrihen me rejtingun e tanishëm të ulët dhe kjo do t’u kushtojë shumë shtetit, përkatësisht taksapaguesve bullgarë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..