Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushtetet hetojnë kurdisjen e ndeshjeve të futbollit në Bullgari

Foto: arkiv

Ditët e fundit në Bullgari ishin ndaluar 12 persona, ndër të cilët futbollistë të dalluar të grupit “A” për “manipulimin e rezultateve të ndeshjeve sportive”. Aksioni për ndalimin e tyre filloi të martën e kaluar, deri sa hetimi ka filluar 9 muaj më parë për shkak të sinjalit të UEFA-s deri në Bashkimin Bullgar të Futbollit. Nga ana e vet Bashkimi i Futbollit e ka informuar për këtë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë. Veprimet e pushteteve janë bashkërenduar me Gjykatën e Specializuar e kjo do të thotë se bëhet fjalë për krime të rënda të organizuara. Informacioni zyrtar është pak, nuk përmenden emra dhe skuadra sepse po zhvillohet hetimi. Një përfaqësues i lartë i Ministrisë së Brendshme saktësoi se po hetohen ndeshjet e futbolli të grupit “A” dhe kështu u përgënjeshtruan supozimet  për hetimin e ndeshjeve të skuadrës së qytetit Plovdiv “Lokomotiv” në Spanjë. Rasti nuk është i pari i tillë në futbollin bullgar. Para tij, në fillimin e këtij viti kishte një problem korrupsioni të lidhur me lojtarët e skuadrës kombëtare të të rinjve. Mirëpo sinjalet për korrupsion në futbollin bullgar nuk datojnë vetëm nga viti 2014. Statistika e keqe e botuar në sajtin sportiv Sportal.bg tregon se që nga viti 1995 deri në vitin 2010 në shtet janë vrarë një duzinë presidentë dhe udhëheqës të tjerë të lartë të klubeve të futbollit. Pse këta njerëz ishin objekte të krimeve? Përgjigjen duhet ta japë hetimi. Por jo vetëm hetimi i disa futbollistëve, të cilët janë vetëm maja e ajsbergut. Ka nevojë për një hetim më të thelluar sepse përndryshe futbolli kombëtar do të mbytet si “Titaniku”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD