Ditët e fundit në Bullgari ishin ndaluar 12 persona, ndër të cilët futbollistë të dalluar të grupit “A” për “manipulimin e rezultateve të ndeshjeve sportive”. Aksioni për ndalimin e tyre filloi të martën e kaluar, deri sa hetimi ka filluar 9 muaj më parë për shkak të sinjalit të UEFA-s deri në Bashkimin Bullgar të Futbollit. Nga ana e vet Bashkimi i Futbollit e ka informuar për këtë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë. Veprimet e pushteteve janë bashkërenduar me Gjykatën e Specializuar e kjo do të thotë se bëhet fjalë për krime të rënda të organizuara. Informacioni zyrtar është pak, nuk përmenden emra dhe skuadra sepse po zhvillohet hetimi. Një përfaqësues i lartë i Ministrisë së Brendshme saktësoi se po hetohen ndeshjet e futbolli të grupit “A” dhe kështu u përgënjeshtruan supozimet për hetimin e ndeshjeve të skuadrës së qytetit Plovdiv “Lokomotiv” në Spanjë. Rasti nuk është i pari i tillë në futbollin bullgar. Para tij, në fillimin e këtij viti kishte një problem korrupsioni të lidhur me lojtarët e skuadrës kombëtare të të rinjve. Mirëpo sinjalet për korrupsion në futbollin bullgar nuk datojnë vetëm nga viti 2014. Statistika e keqe e botuar në sajtin sportiv Sportal.bg tregon se që nga viti 1995 deri në vitin 2010 në shtet janë vrarë një duzinë presidentë dhe udhëheqës të tjerë të lartë të klubeve të futbollit. Pse këta njerëz ishin objekte të krimeve? Përgjigjen duhet ta japë hetimi. Por jo vetëm hetimi i disa futbollistëve, të cilët janë vetëm maja e ajsbergut. Ka nevojë për një hetim më të thelluar sepse përndryshe futbolli kombëtar do të mbytet si “Titaniku”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Bukuri dhe forcë - dy fjalë që na vijnë në mendje si vizione, emocione dhe kujtime sapo shfletojmë kalendarin sportiv të vitit të kaluar. Në të, me një shkrim të bukur mbi shirit, Boryana Kaleyn shkruan mesazhin se me forcë dhe besim mund të arrijmë edhe..
Grigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi tenisin australian Aleksandër Vukiq me 2:0 sete, pasi fitoi setin e parë me rezultat 6:2 dhe setin e..
I dyti në skemën ATP 250 në Brisbane, Grigor Dimitrov, filloi me sukses sezonin e tij të 18-të në tenisin profesional. Në mbrojtje të titullit, bullgari mundi me 7:6(5), 6:3 të kualifikuarin nga Gjermania Janik Hanfman pas një orë e 47 minuta lojë...