Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktualizimi i buxhetit 2014: revizion i planifikimit të gabuar dhe i demagogjisë

Foto: arkiv

Pas debateve emocionale dhe të njëanshme, pas argumenteve bindëse dhe kundër argumenteve edhe më bindëse, pas dozave të larta të popullizmit dhe profesionalizimit, të gjitha këto të shoqëruara me sigurime njëzëri dhe gjëmuese, me shqetësime për fatin e vendit dhe popullin bullgar, deputetët arritën të miratojnë korrigjimet e propozuara nga qeveria e re në buxhetin e shtetit dhe të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë për këtë vit. Me gjithë se i vonuar me katër muaj, i trashëguar nga dy qeveritë e mëparshme që ishin në pushtet gjatë këtij viti, ky revizion nuk bëri asgjë tjetër veç, se, sipas fjalëve të Ministrit aktual të Financave Vlladisllav Goranov, legalizoi zyrtarisht gabimet dhe iluzionet e qeverive të mëparshme. Ne jemi të detyruar të aktualizojmë buxhetin, i cili na ishte imponuar, kjo nuk është politika jonë, shtoi Ministri i ri i Financave.

Elementet makroekonomike dhe buxhetore të cilat tani u ndryshuan, në fakt janë shumë të rëndësishme sepse prekin tërë ekonominë dhe financat kombëtare. Sot p.sh. tashmë zyrtarisht pohohet, se për financimin e sektorit publik, do më thënë të sigurisë kombëtare, sistemeve sociale, shëndetësisë, arsimit, pushtetit vendor, administratës publike, drejtësisë etj. në buxhet nuk mjaftojnë më se 500 mln euro. Kjo do të thotë, se deficiti për vitin 2014 do të arrijë 3,7% prej Produktit të Brendshëm Bruto, nivel i papranueshëm sipas standardeve evropiane dhe i cili çon në sanksione nga Brukseli, dhe i cili është dy herë më i lartë nga ai i shënuar në ligj. Por mungesa e këtyre mjeteve financiare të planifikuara duhet të kompensohen në ndonjë mënyre, sepse nuk mund të ndalen pagesat publike më në veçanti për furnizimet dhe për shërbimet nga biznesi privat. Nëse ndaj tyre shtojmë parat që duhet të gjenden për Fondin e garantimit të depozitave, i cili në bazë të ligjit duhet të rivendos kursimet deri në 100 000 euro klientëve të Bankës Korporative Tregtare që falimentoi, gropa në financat publike fiton përmasa gjigante për mundësitë modeste të Bullgarisë. E gjithë kjo çon në rritje direkte të borxhit publik me kredi të reja të shtetit, të cilat janë të parashikuar të arrijnë mbi 2.3 mlrd euro.

Shumica e shteteve të zhvilluara në Evropë dhe në botë kanë deficite buxhetore dhe borxh publik dhe shpesh revizionojnë buxhetet e tyre kombëtare. Problemi i Bullgarisë në rastin konkret është, se pjesa e madhe e shpenzimeve publike shkojnë në favor të administratave të pareformuara si Ministria e Punëve të Brendshme, shëndetësia publike, arsimi i lartë, përfshi dhe drejtësinë problematike që shpesh herë kritikohet në vend dhe nga Brukseli. Në këta sektorë parat harxhohen në mungesë të transparencës dhe në mënyrë jo efektive. Mos i shtyni më reformat e vështira politike, i mbaroni deri në fund, bëri thirrje këto ditë komisionerja evropiane mbi buxhetin dhe resurset njerëzore, bullgarja Kristalina Georgieva.

Politika e qeverisë sonë do të jetë e ndryshme, siguroi Ministri i ri i Financave Vlladisllav Goranov dhe premtoi, se kjo do të duket që ditët e afërta kur do të parashtrohet buxheti i shtetit për vitin 2015.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD