Pas debateve emocionale dhe të njëanshme, pas argumenteve bindëse dhe kundër argumenteve edhe më bindëse, pas dozave të larta të popullizmit dhe profesionalizimit, të gjitha këto të shoqëruara me sigurime njëzëri dhe gjëmuese, me shqetësime për fatin e vendit dhe popullin bullgar, deputetët arritën të miratojnë korrigjimet e propozuara nga qeveria e re në buxhetin e shtetit dhe të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë për këtë vit. Me gjithë se i vonuar me katër muaj, i trashëguar nga dy qeveritë e mëparshme që ishin në pushtet gjatë këtij viti, ky revizion nuk bëri asgjë tjetër veç, se, sipas fjalëve të Ministrit aktual të Financave Vlladisllav Goranov, legalizoi zyrtarisht gabimet dhe iluzionet e qeverive të mëparshme. Ne jemi të detyruar të aktualizojmë buxhetin, i cili na ishte imponuar, kjo nuk është politika jonë, shtoi Ministri i ri i Financave.
Elementet makroekonomike dhe buxhetore të cilat tani u ndryshuan, në fakt janë shumë të rëndësishme sepse prekin tërë ekonominë dhe financat kombëtare. Sot p.sh. tashmë zyrtarisht pohohet, se për financimin e sektorit publik, do më thënë të sigurisë kombëtare, sistemeve sociale, shëndetësisë, arsimit, pushtetit vendor, administratës publike, drejtësisë etj. në buxhet nuk mjaftojnë më se 500 mln euro. Kjo do të thotë, se deficiti për vitin 2014 do të arrijë 3,7% prej Produktit të Brendshëm Bruto, nivel i papranueshëm sipas standardeve evropiane dhe i cili çon në sanksione nga Brukseli, dhe i cili është dy herë më i lartë nga ai i shënuar në ligj. Por mungesa e këtyre mjeteve financiare të planifikuara duhet të kompensohen në ndonjë mënyre, sepse nuk mund të ndalen pagesat publike më në veçanti për furnizimet dhe për shërbimet nga biznesi privat. Nëse ndaj tyre shtojmë parat që duhet të gjenden për Fondin e garantimit të depozitave, i cili në bazë të ligjit duhet të rivendos kursimet deri në 100 000 euro klientëve të Bankës Korporative Tregtare që falimentoi, gropa në financat publike fiton përmasa gjigante për mundësitë modeste të Bullgarisë. E gjithë kjo çon në rritje direkte të borxhit publik me kredi të reja të shtetit, të cilat janë të parashikuar të arrijnë mbi 2.3 mlrd euro.
Shumica e shteteve të zhvilluara në Evropë dhe në botë kanë deficite buxhetore dhe borxh publik dhe shpesh revizionojnë buxhetet e tyre kombëtare. Problemi i Bullgarisë në rastin konkret është, se pjesa e madhe e shpenzimeve publike shkojnë në favor të administratave të pareformuara si Ministria e Punëve të Brendshme, shëndetësia publike, arsimi i lartë, përfshi dhe drejtësinë problematike që shpesh herë kritikohet në vend dhe nga Brukseli. Në këta sektorë parat harxhohen në mungesë të transparencës dhe në mënyrë jo efektive. Mos i shtyni më reformat e vështira politike, i mbaroni deri në fund, bëri thirrje këto ditë komisionerja evropiane mbi buxhetin dhe resurset njerëzore, bullgarja Kristalina Georgieva.
Politika e qeverisë sonë do të jetë e ndryshme, siguroi Ministri i ri i Financave Vlladisllav Goranov dhe premtoi, se kjo do të duket që ditët e afërta kur do të parashtrohet buxheti i shtetit për vitin 2015.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..