Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familjet bullgare kanë kredi të shumta, por me përmasa të vogla

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Familjet bullgare kanë mbi 2.7 mln kredi ndaj ndonjë banke. Ky është një tregues i ulët në sfondin e vendeve të zhvilluara evropiane, ku pothuaj dy të tretat e popullsisë kanë borxhe ndaj institucioneve kredenciale. Këtu duhet shtuar se familjet me borxhe në vend në fakt nuk kanë tërhequr kredi të mëdha – mesatarisht ato janë nja 3400 euro, përfshi këtu dhe kreditë për banesat, të cilat janë mjaftë më të mëdha nga kreditë e tjera afatshkurtra. Gjithsej borxhet e familjeve bullgare janë pak më shumë se 9 mlrd euro, që është dy herë më pak, sesa janë kursimet e tyre. Në dallim të borxheve të shtetit, të cilat janë afro 30 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, borxhet e shtetasve bullgarë janë vetëm 22 për qind, derisa në Gjermaninë e pasur dhe të zhvilluar këto borxhe janë rreth 60 për qind.

Pjesa relevante e kredive sipas përmasave të tyre (BGN)Në parim, bullgari do që të kursejë dhe ka frikë nga borxhet. Këtë e ripohon dhe një proverb bullgar: “Besim çdokujt, veresi askujt”. Kjo, kuptohet, sot ka ndryshuar dhe tregtarët dhe bankat ofrojnë zhurmshëm kushte të leverdishme për kredi, të paktën në shikim të parë. Për kreditë e vogla të konsumatorëve, ose për “kreditë e shpejta”, siç është emri i tyre tjetër, madje ka njoftime në muret e godinave dhe për to nuk ka kërkesa speciale. Mirëpo, për llogari të kësaj, interesat janë shumë të larta, rreth 10 për qind në muaj. Në përgjithësi 55 për qind e detyrimeve financiare të familjeve janë kredi konsumatorësh, kurse 45 për qind prej borxheve janë për hipotekat.

Rritja e numrit të kredive për familjet gjatë periudhës 2013-2014Sipas vëzhgimeve të bankës kombëtare, kohët e fundit ka një tendencë të rritjes së numrit të kredive, domethënë gjithnjë e më shumë bullgarë tërheqin kredi. Shpjegimi i kësaj dukurie është tepër kontradiktor. Nga njëra anë, mu gjatë një-dy viteve të fundit vendi përjeton një periudhë të mungesës së stabilitetit politik dhe ekonomik, papunësia lëviz sipas stinëve, por mbetet e një niveli shumë të lartë – 12 për qind. E gjithë kjo duhet t’i bëjë bullgarët që të jenë shumë konservatorë dhe të kursejnë shumë sa i përket konsumimit, duke i kufizuar shitjet e tyre deri në minimumin sanitar dhe duke shtyrë blerjen e sendeve më të shtrenjta. Kjo në fakt ripohohet nga të gjitha studimet sociologjike dhe statistikore. Prova më e madhe e përpjekjeve të bullgarit për të kursyer sa më shumë ilustrohet qartë dhe nga depozitat e tyre, që rriten gjithnjë e më shumë. Mirëpo, nga ana tjetër mungesa e sigurimit dhe pagat e ulëta, kujdesi për fëmijët, shtëpia dhe mallrat e shumta në treg, i bëjnë shumë njerëz për të përdorur shërbimet e bankës, që të financojnë nevojat e tyre materiale. Akoma më tepër se pikërisht gjatë disa muajve të fundit vëzhgohet ulje e interesave të kredive, të cilat sikurse kohët e fundit bëhen më të ulëta, dhe aksesi duket më i lehtësuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD