Familjet bullgare kanë mbi 2.7 mln kredi ndaj ndonjë banke. Ky është një tregues i ulët në sfondin e vendeve të zhvilluara evropiane, ku pothuaj dy të tretat e popullsisë kanë borxhe ndaj institucioneve kredenciale. Këtu duhet shtuar se familjet me borxhe në vend në fakt nuk kanë tërhequr kredi të mëdha – mesatarisht ato janë nja 3400 euro, përfshi këtu dhe kreditë për banesat, të cilat janë mjaftë më të mëdha nga kreditë e tjera afatshkurtra. Gjithsej borxhet e familjeve bullgare janë pak më shumë se 9 mlrd euro, që është dy herë më pak, sesa janë kursimet e tyre. Në dallim të borxheve të shtetit, të cilat janë afro 30 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, borxhet e shtetasve bullgarë janë vetëm 22 për qind, derisa në Gjermaninë e pasur dhe të zhvilluar këto borxhe janë rreth 60 për qind.
Në parim, bullgari do që të kursejë dhe ka frikë nga borxhet. Këtë e ripohon dhe një proverb bullgar: “Besim çdokujt, veresi askujt”. Kjo, kuptohet, sot ka ndryshuar dhe tregtarët dhe bankat ofrojnë zhurmshëm kushte të leverdishme për kredi, të paktën në shikim të parë. Për kreditë e vogla të konsumatorëve, ose për “kreditë e shpejta”, siç është emri i tyre tjetër, madje ka njoftime në muret e godinave dhe për to nuk ka kërkesa speciale. Mirëpo, për llogari të kësaj, interesat janë shumë të larta, rreth 10 për qind në muaj. Në përgjithësi 55 për qind e detyrimeve financiare të familjeve janë kredi konsumatorësh, kurse 45 për qind prej borxheve janë për hipotekat.
Sipas vëzhgimeve të bankës kombëtare, kohët e fundit ka një tendencë të rritjes së numrit të kredive, domethënë gjithnjë e më shumë bullgarë tërheqin kredi. Shpjegimi i kësaj dukurie është tepër kontradiktor. Nga njëra anë, mu gjatë një-dy viteve të fundit vendi përjeton një periudhë të mungesës së stabilitetit politik dhe ekonomik, papunësia lëviz sipas stinëve, por mbetet e një niveli shumë të lartë – 12 për qind. E gjithë kjo duhet t’i bëjë bullgarët që të jenë shumë konservatorë dhe të kursejnë shumë sa i përket konsumimit, duke i kufizuar shitjet e tyre deri në minimumin sanitar dhe duke shtyrë blerjen e sendeve më të shtrenjta. Kjo në fakt ripohohet nga të gjitha studimet sociologjike dhe statistikore. Prova më e madhe e përpjekjeve të bullgarit për të kursyer sa më shumë ilustrohet qartë dhe nga depozitat e tyre, që rriten gjithnjë e më shumë. Mirëpo, nga ana tjetër mungesa e sigurimit dhe pagat e ulëta, kujdesi për fëmijët, shtëpia dhe mallrat e shumta në treg, i bëjnë shumë njerëz për të përdorur shërbimet e bankës, që të financojnë nevojat e tyre materiale. Akoma më tepër se pikërisht gjatë disa muajve të fundit vëzhgohet ulje e interesave të kredive, të cilat sikurse kohët e fundit bëhen më të ulëta, dhe aksesi duket më i lehtësuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..