Pas disa ditësh Lili Bogdanova do të paraqesë albumin e saj të parë solo. Ai e ka titullin “Vajza me flokët e verdha” – siç është titulli i një prej pjesëve, të përfshira në koleksion. Titulli ka dhe nuanca personale, sepse flokët e vajzës së re janë me ngjyrë të tillë. Ajo është një vajzë e bukur, e cila pikturon si të thuash muzikën e Debussy. Incizimet janë bërë në Vjenë, kurse koncerti-promovim do të mbahet më 24 nëntor në sallën “Bullgaria”.
Përveç albumit të ri, Lili ka akoma një shkas për krenari profesionale. Gjatë javës së parë të nëntorit ajo mori pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për Pianistë nën egjidën e princeshës së Marokut Lalla Meryem.
“Kam marrë pjesë në shumë konkurse për piano, por ky është konkursi më i madh në biografinë time deri tani. Kishte mbi 100 përfaqësues nga Rusia, Franca, Italia, Japonia... Gjithsej nga 20 shtete. Çmimi, që fitova atje, është një dekoratë speciale, e cila jepet për interpretimin më të mirë të një sonate të Mocartit. Vepra ishte ndër pjesët e detyrueshme të konkursit. Jam e lumtur, sepse jam e bindur se veprat e këtij kompozitori janë shumë të vështira dhe jo vetëm veprat e tij për piano. Miqtë e mi, të cilët luajnë në vegla të tjera muzikore, gjithashtu janë të këtij mendimi. Nuk duhet të nënvlerësohet fakti se ndër kaq shumë pjesëmarrës, të cilët interpretuan një vepër, pikërisht unë arrita t’i bëj përshtypje jurisë. Vërtetë, jam shumë e lumtur.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..