Dita e Shën Dhimitrit kremtohet më 26 tetor dhe është njëra nga festat më të mëdha në kalendarin e krishterë. Në përfytyrimet popullore Shën Dhimitri “mbyll” ciklin bujqësor i cili fillon me Ditën e Shën Gjergjit.
Doc. Dr. Petko Hristov nga Instituti Etnografik i Akademisë Bullgare të Shkencave rrëfen: “Në kalendarin popullor Dita e Shën Dhimitrit dhe Dita e Shën Gjergjit e ndajnë vitin në dy stinë – verë dhe dimër, pra aktiv dhe jo aktiv. Në Ballkan dhe në Karpate këto janë festat më të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me kulturën agrare që është zhvilluar shekuj të tërë në Evropën Juglindore. Zakonet lidhur me këto dy festa bazohen në përfytyrimet pagane, pra para Krishtit, sepse kanë të bëjnë me detyrat e përditshmërisë në këtë pjesë të Evropës dhe kryesisht në rajonet malore. Në Ditën e Shën Gjergjit delet nxirren lart në mal, ndërsa në Ditën e Shën Dhimitrit kthehen në fshat. Dy ditët i festojnë jo vetëm të krishterët, por dhe myslimanët. Sipas përfytyrimeve popullore Shën Dhimitri dhe Shën Gjergji janë binjakë. Kështu janë pikturuar në shumë ikona. Shën Dhimitri është hipur në një kalë me ngjyrë të kuqe, ndërsa Shën Gjergji në një kalë me ngjyrë të bardhë.
Gjatë kurbaneve vajzat e reja vallëzojnë vallen e beqareve para syrit të djemve dhe prindërve të tyre. Kështu të moshuarit zgjedhin nuset e ardhshme. Në kulturën tradicionale, kryesisht në rajonet me blegtori të zhvilluar, ditët pas festës së Shën Dhimitrit, konsiderohen të jenë ditë e shlyerjes së borxheve. Ky është momenti kur barinjtë e emëruar për stinën e verës dhe bletërritësit mbyllin punët e tyre dhe bëhet shlyerja e borxheve në mënyrë rituale.
Doc. Dr. Petko Hristov tregon për besimet popullore në epokën e hershme moderne: “Pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedhja osmane më 1878 në Sofje filloi së funksionuari tregu i muratorëve. Aty gjatë gjithë vitit janë emëruar në punë mjeshtër në fushën e ndërtimit. Faktikisht këta janë njerëzit të cilët kanë hedhur themelet e Sofjes bashkëkohore. Ky vend është popullarizuar aq shumë se pas Luftës së Parë Botërore dy herë në vit – pas Ditës së Shën Gjergjit dhe pas Ditës së Shën Dhimitrit, është organizuar i ashtuquajturi treg i shërbëtorëve. Të ardhurit nga fshatrat për të fituar para kanë punuar deri sa të vijë koha e martesës. Pasi janë kthyer në vendlindje punëtorët kanë transmetuar metodat moderne në gatim, në rritjen e fëmijëve dhe në organizimin e ekonomive etj. Kapitali të cilin kanë fituar burrat ka qenë shumë i rëndësishëm për familjen e re. Për ritet lidhur me Ditën e Shën Dhimitrit kurbetçinjtë patjetër janë rikthyer në shtëpi për të mbledhur me gjithë familjen. Rrite të veçanta ka pasur dhe për Ditën e Shën Gjergjit kur burrat sërish janë nisur në kurbet.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..