Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një javë me pikëpyetje

Republika e Bullgarisë – Këshilli i Ministrave
Foto: arkiv

Gjatë kësaj jave zhvillohen konsultimet e partisë GERB, e cila fitoi më shumë vende deputetësh, me shtatë formacionet e tjera politike, që formojnë përfaqësinë e parlamentit të ardhshëm. Siç pritej bisedimet ditën e hënë me Partinë Socialiste Bullgare përfunduan pa marrëveshje për koalicion. Jo se nga GERB kishin deklaruar, se nuk është i mundshëm koalicion i gjerë me socialistët, sipas modelit të koalicioneve ekzistuese midis së djathtës dhe së majtës në Evropë, por për shkak të diferencës së madhe në mandatet e deputetëve. Kjo do të çonte në qeverisje të paqëndrueshme. Pas bisedimeve u bë e qartë, se ka më shumë mospërputhje të qëndrimeve mbi prioritetet kryesore të GERB-it, se sa përputhje. U bë e qartë gjithashtu, se pikëpyetjet para qeverisë së re bullgare po rriten në mënyrë të rrezikshme.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë docent Antonij Gëllëbov – pedagog në Departamentin “Politologji” pranë Universitetit të Ri Bullgar, prognozoi: “Për mua varianti më i mirë i qeverisjes së ardhshme është një kabinet teknik me program të përkufizuar qartë dhe me afate të mandatit. Të parashtrohet me mandatin e partisë GERB dhe me mbështetje të qartë partiake në Kuvendin Popullor. Kjo është formula, e cila do të na lejonte të evitojmë rrezikun e zgjedhjeve të ardhshme dhe njëkohësisht do t’u japë përgjigje pyetjeve të rënda, që vënë nën dyshim cilësinë e jetesës së qytetarëve bullgarë gjatë muajve të ardhshëm. Për fat të keq, GERB po përgatit bisedimet për krijimin e qeverisë dhe jo formimin e mbështetjes së qëndrueshme parlamentare për vendime të caktuara. Fjala është në vend të parë për aktualizimin e buxhetit, për përmasën e borxhit të nevojshëm shtetëror që të sigurohet ky aktualizim, për një qëndrim të qartë në drejtim të Bankës Korporative Bullgare dhe neutralizimin e rrezikut të madh për sistemin tonë bankar, për formimin e buxhetit të ri, i cili duhet të parashtrohet në Parlament deri më 30 nëntor të këtij viti. Do më thënë kemi një rend të ditës, mbi të cilin duhet të zhvillohen bisedimet.”

Formula e kabinetit do të ishte me pjesëmarrjen e partisë GERB, Bllokut të Reformatorëve dhe Frontit Patriotik, ky është parashikimi si i doc. Antonij Gëllëbovit, ashtu edhe i prof. Petër-Emill Mitevit, udhëheqës i Institutit të Vlerave dhe Strukturave Sociale “Ivan Haxhijski”: “Mund të marrë pjesë dhe lëvizja ABV – vazhdon prof. Mitev. – Nuk e përjashtoi. Sepse marrëdhëniet midis liderit të GERB Bojko Borisov dhe kryetarit të ABV Georgi Përvanov (president i vendit 2002-2012) janë të një tipi tjetër, në krahasim me ato të Borisovit me ish liderin e PSB Sergej Stanishev. Elektorati i partisë së re do të pranonte një bashkëpunim të tillë, ndryshe nga Partia Socialiste Bullgare. Zgjedhjet e reja të parakohshme janë të mundshme, sepse nuk ka garanci, se koalicioni do të jetë i qëndrueshëm.”

Sipas prof. Petër-Emill Mitevit është i nevojshëm pëlqim mbi temat që përmendi doc. Gëllëbovi duke shtuar edhe një tjetër – shëndetësinë.

Një ditë para konsultimeve me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë që fillojnë sot, lideri i lëvizjes Ljutvi Mestan deklaroi, se heqin dorë nga pushteti, por do të mbështetin qeverinë njëpartiake të GERB-it si qeveri e pakicës. Ai paralajmëroi, se ka rrezik për prishjen e stabilitetit në vend, nëse në qeverisje do të përfshihen formacionet ultra nacionaliste. Sipas tij, ky është varianti më i keq se sa zgjedhje të reja deri në fund të vitit.

“Kjo nuk është gjë e re – komenton prof. Mitev. – Mestan edhe para zgjedhjeve e deklaroi po këtë. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë synon bashkëpjesëmarrje dhe GERB do të jetë në varësi të lëvizjes. Kjo do të thotë, se Bojko Borisovi nuk do të mund të largojë njerëzit e saj ose interesat e saj ekonomike.”

“Siç kanë deklaruar edhe dy palët – as GERB, as Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk dëshirojnë të qeverisin bashkë për shumë arsye – thotë doc. Antonij Gëllëbov. – Partneri i parë i koalicionit nuk mund të jetë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, sipas vet zgjedhësve të partisë GERB. Situata po përkeqësohet. Alternativa drejt së cilës Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e shtyn partinë GERB është tentativë për kërkimin e bashkëpunimit me koalicionin “Bullgaria pa censurë”.  Kjo do të zbuste tensionin lidhur me nacionalizimin ekstrem, por nga ana tjetër hap dilema të vështira para një qeverisjeje të re midis partisë GERB, Bllokut të Reformatorëve dhe Bullgarisë pa Censurë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD