Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filarmonia e Sofjes hapi stinën e re

БНР Новини
Foto: sofiaphilharmonie.bg

Filarmonia e Sofjes – doajeni i orkestrave bullgare hapi stinën e re muzikore më 2 tetor në sallën “Bëllgarija”. Në programin e koncertit u prezantuan pianistja Marija Meeroviç nga Belgjika, trumbetari Sergej Nakarjakov nga Izraeli dhe mexosopranoja Xheni Hu nga Austria. Krahas kësaj publiku kishte mundësi të dëgjojë edhe interpretimet e mrekullueshme të Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov”, i cili sivjet shënon përvjetorin e 70-të të krijimit.

Ndër dirigjentët, që do të drejtojnë filarmoninë gjatë kësaj stine janë Najden Todorov, Ljubka Biaxhoni dhe Angell Stankov. Drejtori i filarmonisë Javor Dimitrov zbulon disa emra të tjerë në afishen e sezonit muzikor 2014 – 2015: “Dirigjenti rumun Tiberiu Soare nuk do të drejtojë filarmoninë për herë të parë. Mënyra e tij e punës është shumë e dobishme për ne. Si dirigjenti, ashtu edhe orkestra punojnë me dëshirë të madhe dhe me entuziazëm. Kemi në plan, që gjatë sezonit të ri të prezantojmë muzikantë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Bullgari. Soliste të filarmonisë do të jenë pianistet Borisllava Taneva dhe Daniella Andonova. Veprat e autorëve bullgarë, prapë do të jenë në thelbin e koncerteve.”

Sezoni i ri i Filarmonisë së Sofjes u ofron admiruesve të muzikës klasike cikle abonimi me tituj interesant si për shembull – “Prapa drejt së ardhmes”, “Midis Tokës dhe kohës” dhe “Së bashku ditën e Diele”. Cilat janë idetë, që fshihen prapa këtyre shprehjeve, mësojmë prapë nga dirigjenti Javor Dimitrov: “Nëse do të kthehemi prapa te veprat e krijuara nga muzikantët në të kaluarën dhe nëse do të kërkojmë humanizmin e thellë fshehur në artin tonë, atëherë e ardhmja jonë do të jetë me horizonte të pakufishme. Ditët tona, sikurmidis të mirës dhe të keqes kufijtë janë të paqarta. Të gjithë e shikojmë dhe e ndjejmë këtë fenomen shqetësues. Është me rëndësi, që të dimë, se në këtë botë asgjë nuk është e përjetshme, se arti duhet të rikrijohet, që të rimëkëmbet prapë e prapë. Në rast të kundërt Toka do të shndërrohet në një shkretëtirë. Të tilla janë mesazhet e koduara të ciklit “Midis Tokës dhe kohës”. “Së bashku ditën e Diele” pasqyron dëshirën tonë të krijojmë bashkë me publikun. Programet përfshijnë vepra të dashura dhe të njohura. Do të përmend një koncert të rëndësishëm – finalin e Konkursit Ndërkombëtar i kushtuar krijimit të veprës simfonike “Në shtatë të tetat”. Me të më 10 tetor fillon cikli “Së bashku ditën e Diele”. Publiku vendos si do të klasifikohen kompozimet e zgjedhura. Gëzohem, se mecenati doktor Georgi Lazarov dhe Fondacioni i tij “Shën Gjergji” interesohen për muzikën bullgare. Shpresoj, se nga cikli i radhës i veprave simfonike mbi bazë folklorike do të dallohet ndonjë vepër interesante, që do të mbetet në thesarin e muzikës bullgare.”

Edhe gjatë sezonit të ri vazhdojnë koncertet e organistit Velin Iliev, i cili bashkëpunon aktivisht me Filarmoninë e Sofjes. Ky është një krijues, i cili pa u ndërprerë prezanton vepra pak të harruara në mënyrë krejt interesante.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD