Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia e artit muzikor, valltar dhe figurativ në Plovdiv feston jubileun e saj të 50

БНР Новини
Foto: Akademia e artit muzikor, valltar dhe figurativ - Plovdiv

Qyteti i dytë për nga madhësia në Bullgari – Plovdiv, sivjet ka shumë raste për krenari. Pasi u zgjodh si  Kryeqytet evropian i Bullgarisë në vitin 2019, në fund të shtatorit aty do të shënohet edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme – jubileu i 50 i Akademisë së artit muzikor, valltar dhe figurativ. Për këtë periudhë  shkolla e lartë u ka hapur rrugë shumë krijuesve të talentuar bullgarë: violinistit Vasko Vasillev, këngëtares së operës Krasimira Stefanova, një sërë këngëtarësh popullorë. Disa prej tyre do të marrin pjesë në spektaklin madhështor për ndëer të festës.

Më shumë hollësi për të nga tregon prof. Millço Vasillev – rektor i Akademisë,  udhëheqës artistik dhe dirigjent i Korit popullor akademi ik:

“Më 25 shtatopr për herë të parë në Bullgari do të mbahet njkë koncert unikal. 500 këngëtarë, instrumkentistë dhe valltarë nga ansamblet m,ë të njohura popullore njëkohësisht do të këndojnë, do të interpçretojnë dhe do të kërcejnë në skenën e Amfiteatrit në Plovdiv. Do të dëgjojmë[ dhe do të shohim orkestgrat dhe koret e Akademisë, ansamblet folklorike “Trakia” dhe “Pazarxhik”, “Rodopa” nga qyteti Smoljan dhe orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare. Një pjesë e madhe e interpretuesve janë ish nxënës të Akademisë dhe ne krenohemi shumë për ta. Solistë do të jenë artistë që gjithashtu kanë mbaruar Akademinë tonë dhe prej kohe  kanë fituar njohje botërore – Teodosi Spasov, Binka Dobreva, Illka Aleksadrova, Rosica Pejçeva, Daniell Kehajov”.





Në program janë përfshirë vepra të MKosta Kolevit, Dimitër Hristovit, Kostadin Buraxhievit, prof.Millço Vasillevit.

Në vitin 2014 Akademia e artit muzikor, valltar dhe figurativ  në Plovdiv fitoi çmimin “Penda e artë”, dhënë nga Classic FM. Dëgjojmë përsëri prof. Millço Vasillevin.

“Më 24 shtator Teodosi Spasovi do të marrë titullin “Doktor honoris kauza” për  meritat e tij të jashtëzakonshme në zhvillimin e Akademisë. Me artin e tij ai dëshmoi, se instrumentet tona popullore janë unikale. Teodosi kontribuoi për përhapjen e tyre dhe njohjen e tyre në bot. Tregoi, se kavalli mund të ketë vend si në muzikën popullore, por edhe në atë klasike dhe në xhaz. Mbi bazën e kësaj ne në Akademinë e artit muzikor, valltar dhe figurativ krijuan disa formacione për muzikën pop dhe xhaz, ku interpretojnë kolegë tanë të veglave popullore. Teodosi kurrë nuk harron të nënvizojë, se ka mbaruar Akademinë tonë”.

“Akademia e artit muzikor, valltar dhe figurativ në Plovdiv ëashtë një vend për përsosje. Me gëzim të madh po pres lajmin. Ai më gëzoi pa masë dhe me jep forca që të vazhdojë përpara në rrugën që kam zgjedhur. Më 25 shtator do të marrë pjesë në koncertin në lidhje me jubileun e Akademisë me kuintetin tim folklorik”.

Në lidhje me përvjetorin e 50-të të Akademisë do të ketë shumë koncerte të tjera. Më 30 shtator pedagogë të Fakultetit klasik do të jenë solistë në orkestrën e Operës së Plovdivit, studentë të tanishëm do të interpretojnë me Orkestrën simfonike të Pazarxhikut. Festimi i jubileut të Akademisë së artit muzikor, valltar dhe figurativ  do të përfundoje më 24 tetor në Pallatin e kulturës në qytet. Atje do të prezantohen të gjitha gjinitë e artit, që mësohen në akademi. Në programin njëorësh janë përfshirë  muzikë dhe vallëzime klasike dhe folklorike, interpretime të muzikës pop, xhaz, ekspozitë të studenteve të artit figurativ dhe të fotografisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD