Në sajë të politologut bullgar prof. Evgjenij Dajnov, një fshat i vogël afër qytetit Veliko Tërnovo kthehet në një rok-arenë. Kjo rastis për 3 ditë, midis 28-30 gusht në Mindja. Fshati bëhet i njohur përpara 6 vjetëve, kur Evgjenij Dajnov, bashkë me bashkëmendimtarë të tij të tjerë, mbledh emra të njohur mirë nga skena e rokut dhe të blusit bullgar. Ndaj tyre bashkohen dhe banda më të reja nga qytetet më të mëdha përreth. Me kalimin e kohës festa zgjerohet, mikpritësit ftojnë muzikantë nga shtetet fqinje ballkanike, bashkohen formacione të reja vendase.
Për herë të parë “Mindja rok fest” do të dokumentohet dhe si film. Kjo do të rastis në sajë të rok muzikantëve nga grupi turk “Atllas”, të cilët vijnë me ekip-xhirues. Ideja është që të mund filmi dokumentar të mund të reklamoj jo vetëm pjesëmarrjen e tyre, por dhe të gjithë festivalin. Ai do të paraqitet në vendet ballkanike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..