Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasardhësit e Tolstoit nga komuna e fshatit Jasna Poljana

БНР Новини
Redaktorë dhe kontribuues të gazetës dhe shtëpisë botuese “Rilindja”: Stefan Andrejçin (ulur majtas), Georgi Shopov (ulur djathtas) dhe Hristo Dosev (djathtas).

Prona Jasna Poljana e shkrimtarit Lev Nikollaeviç Tolstoi, ku ai krijoi romanët gjenialë “Lufta dhe Paqja” dhe “Anna Karrenina” njihet botërisht dhe vizitohet nga mijëra turistë. Mirëpo, pak janë ata, që dinë, se edhe Bullgaria e ka fshatin e vet Jasna Poljana. Emri i këtij vendbanimi bullgar lidhet me pasardhësit e Tolstoit tek ne dhe me një ekspozitë muzeore, i kushtuar komunës së formuar prej tyre.

Shtëpia në fshatin Allan Kajrjak ku intelektualët filluan të banojnënë në vitin 1906.Në vitin 1906 në fshatin e malit Stranxha, Allan Kajrjak, i cili më vonë e ndërroi emrin në Jasna Poljana, mbërritën disa burrë të veshur me kostume të errëta dhe kërkuan kryetarin e bashkisë. Lutja e tyre ishte të mbeten në fshat dhe të jetojnë sipas parimeve dhe ideve të Tolstoit për dashuri të përbashkët, për barazi, për jetë të lirë, për mos shfaqjen e dhunës – parime këto të cilat konsideroheshin heretike për atë kohë. Dëshira e zjarrtë  e këtyre njerëzve të heqin dorë nga tundimet e keqe të qytetërimit në emër të gëzimeve të vogla të jetës dhe komunikimit të drejtpërdrejte me Zotin ka shpjegimin e vet, në fillim të shekullit XX Tolstoi ishte një nga shkrimtarët më të dashur në Bullgari, ndërsa filozofia e tij, për shkak të së cilës shkrimtari u shkishërua nga kisha ortodokse, shumë shpejt përhapej në rrethet e inteligjencies sonë. Thuhet,  se pas Rusisë, Bullgaria ishte me më shumë pasardhës të tij. Mirëpo, pasardhësve të Tolstoit nuk u shikonin me mirësi. Megjithëkëtë kryetari i bashkisë së këtij vendbanimi të vogël e injoroi opinionin publik dhe pranoi gjashtë intelektualët e rinj duke u siguruar shtëpi dhe tokë të punueshme. Kështu u hodhën themelet e komunës së Tolstoit  në fshatin Jasna Poljana, e cila ekzistoi vetëm dy vjet, por e cila lëri gjurma të paharrueshme.

СнимкаAnëtarët e kësaj shoqëria prej burrash ishin nga mbarë Bullgaria dhe tepër të arsimuar. Prijësi Hristo Dosev nga Stara Zagora kishte mbaruar mjekësi në Lozanë të Zvicrës. Si pjesëmarrësit e tjerë ai ia kishte kushtuar jetën fund e krye krijimtarisë dhe filozofisë së Tolstoit. Ata njerëz inteligjentë  jetuan në mënyrë të qetë dhe të thjeshtë. Vet përpunuan tokën dhe kohë pas kohe organizuan lexime letrare me qëllime arsimore ndër popullsinë vendëse, jo aq e shkolluar.  Detyra e tyre kryesore ishte të përhapnin krijimtarinë e Lev Nikollaeviç Tollstoit. Kështu ditën e parë të vitit 1907 doli nga shtypi revista “Rilindja”.

Снимка“Brenda këtyre dy viteve ata burrë krijuan një shtypëshkronjë – tregon Denka Todorova – sekretare e vatrës së kulturës në fshatin Jasna Poljana. – Në të u shtyp numri i parë i revistës “Rilindja”, të cilën ia dërguan shkrimtarit Lev Tolstoi.  Krijuesi u habit nga fakti, se këtu në Bullgari idetë e tij për një jetë pa dhunë dhe për paqe janë të mirëpritura, ndërsa në atdheun e tij, kritikoheshin dhe botuesit refuzoheshin të shtypin artikujt e tij. Menjëherë shkrimtari rus u dërgoi pasardhësve të tij bullgarë 11 artikuj të pabotuar, të cilët për herë të parë dolën në sajë të shtypshkronjës në fshatin e sotëm Jasna Poljana. Njëra prej tyre ishte shkrimi i tij emblematik kundër dënimit me vdekje “Nuk mund të hesht më”.”

СнимкаDy fshatrat Jasna Poljana – në Rusi dhe në Bullgari, ishin në kontakte të vazhdueshme. Çdo numër i revistës “Rilindja” i dërgohej Tolstoit, i cili ishte i bindur, se “Kjo është revista e vetme në botë, e cila përhap idetë tona pa frikë!”. Vet Hristo Dosevi disa herë vizitoi shkrimtarin rus, me të cilin u miqësua. Mirëpo, me kalimin e kohës shoqëria në Bullgari filloi të ngrihet kundër pasardhësve të Tolstoit.  E  akuzuan në mëkate të ndryshme, duke përfshirë në përhapjen e formës së re të doktrinës së bogomilëve, gjë që do të provokonte “rrëzimin e mbretërisë bullgare”.  Kështu gjatë tetorit të vitit 1908 anëtarët e komunës u detyruan ta braktisin fshatin. Megjithatë ata vazhduan të përhapin filozofinë e Tolstoit jashtë shtetit. Për shembull Hristo Dosevi shkoi në Rusi, ku u martua me të bijën e një miku të Tolstoit.  Në një fshat rus ai formoi një komunë tjetër. Emri i pasardhësve bullgarë të Tolstoit lidhet edhe me enigmën rreth vdekjes së shkrimtarit gjenial rus. Në vitin 1910 Lev Nikollaeviç, i cili ishte në moshë të thyer vendosi të çlirohet nga prangat e jetës familjare dhe skllavëria shoqërore. Gjatë një nate të ftohtë të tetorit ai fshehurazi iku nga shtëpia dhe nisi një rrugë të gjatë. Biografët e tij thonë se kishte ndërmend që me një anije nga Odes të vijë në Bullgari, ku e pritën pasardhësit e tij. Ndërkohë ai u sëmurë dhe mëngjesin e 7 nëntorit të vitit 1910 u nda nga jeta. Pasardhësve të shkrimtarit rus Tolstoi dhe kolonisë së tyre në Jasna Poljana i kushtohet një ekspozitë muzeore rregulluar në vatrën e kulturës së fshatit të malit Stranxha.  Ajo përmban koleksionin më të pasur të letërsisë së Tolstoit tek ne dhe fotografi nga jeta e shkrimtarit dhe familjes së tij. Ndër eksponatet është edhe pena e punuar nga lënda drusore e pemëve molle të kopshtit të Lev Nikollaeviçit. Në Jasna Poljana edhe më sot flasin me respekt dhe me mahnitje për pasardhësit e rinj të Tolstoit, të cilët e ndërruan jetën e fshatit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD