Prona Jasna Poljana e shkrimtarit Lev Nikollaeviç Tolstoi, ku ai krijoi romanët gjenialë “Lufta dhe Paqja” dhe “Anna Karrenina” njihet botërisht dhe vizitohet nga mijëra turistë. Mirëpo, pak janë ata, që dinë, se edhe Bullgaria e ka fshatin e vet Jasna Poljana. Emri i këtij vendbanimi bullgar lidhet me pasardhësit e Tolstoit tek ne dhe me një ekspozitë muzeore, i kushtuar komunës së formuar prej tyre.
Në vitin 1906 në fshatin e malit Stranxha, Allan Kajrjak, i cili më vonë e ndërroi emrin në Jasna Poljana, mbërritën disa burrë të veshur me kostume të errëta dhe kërkuan kryetarin e bashkisë. Lutja e tyre ishte të mbeten në fshat dhe të jetojnë sipas parimeve dhe ideve të Tolstoit për dashuri të përbashkët, për barazi, për jetë të lirë, për mos shfaqjen e dhunës – parime këto të cilat konsideroheshin heretike për atë kohë. Dëshira e zjarrtë e këtyre njerëzve të heqin dorë nga tundimet e keqe të qytetërimit në emër të gëzimeve të vogla të jetës dhe komunikimit të drejtpërdrejte me Zotin ka shpjegimin e vet, në fillim të shekullit XX Tolstoi ishte një nga shkrimtarët më të dashur në Bullgari, ndërsa filozofia e tij, për shkak të së cilës shkrimtari u shkishërua nga kisha ortodokse, shumë shpejt përhapej në rrethet e inteligjencies sonë. Thuhet, se pas Rusisë, Bullgaria ishte me më shumë pasardhës të tij. Mirëpo, pasardhësve të Tolstoit nuk u shikonin me mirësi. Megjithëkëtë kryetari i bashkisë së këtij vendbanimi të vogël e injoroi opinionin publik dhe pranoi gjashtë intelektualët e rinj duke u siguruar shtëpi dhe tokë të punueshme. Kështu u hodhën themelet e komunës së Tolstoit në fshatin Jasna Poljana, e cila ekzistoi vetëm dy vjet, por e cila lëri gjurma të paharrueshme.
Anëtarët e kësaj shoqëria prej burrash ishin nga mbarë Bullgaria dhe tepër të arsimuar. Prijësi Hristo Dosev nga Stara Zagora kishte mbaruar mjekësi në Lozanë të Zvicrës. Si pjesëmarrësit e tjerë ai ia kishte kushtuar jetën fund e krye krijimtarisë dhe filozofisë së Tolstoit. Ata njerëz inteligjentë jetuan në mënyrë të qetë dhe të thjeshtë. Vet përpunuan tokën dhe kohë pas kohe organizuan lexime letrare me qëllime arsimore ndër popullsinë vendëse, jo aq e shkolluar. Detyra e tyre kryesore ishte të përhapnin krijimtarinë e Lev Nikollaeviç Tollstoit. Kështu ditën e parë të vitit 1907 doli nga shtypi revista “Rilindja”.
“Brenda këtyre dy viteve ata burrë krijuan një shtypëshkronjë – tregon Denka Todorova – sekretare e vatrës së kulturës në fshatin Jasna Poljana. – Në të u shtyp numri i parë i revistës “Rilindja”, të cilën ia dërguan shkrimtarit Lev Tolstoi. Krijuesi u habit nga fakti, se këtu në Bullgari idetë e tij për një jetë pa dhunë dhe për paqe janë të mirëpritura, ndërsa në atdheun e tij, kritikoheshin dhe botuesit refuzoheshin të shtypin artikujt e tij. Menjëherë shkrimtari rus u dërgoi pasardhësve të tij bullgarë 11 artikuj të pabotuar, të cilët për herë të parë dolën në sajë të shtypshkronjës në fshatin e sotëm Jasna Poljana. Njëra prej tyre ishte shkrimi i tij emblematik kundër dënimit me vdekje “Nuk mund të hesht më”.”
Dy fshatrat Jasna Poljana – në Rusi dhe në Bullgari, ishin në kontakte të vazhdueshme. Çdo numër i revistës “Rilindja” i dërgohej Tolstoit, i cili ishte i bindur, se “Kjo është revista e vetme në botë, e cila përhap idetë tona pa frikë!”. Vet Hristo Dosevi disa herë vizitoi shkrimtarin rus, me të cilin u miqësua. Mirëpo, me kalimin e kohës shoqëria në Bullgari filloi të ngrihet kundër pasardhësve të Tolstoit. E akuzuan në mëkate të ndryshme, duke përfshirë në përhapjen e formës së re të doktrinës së bogomilëve, gjë që do të provokonte “rrëzimin e mbretërisë bullgare”. Kështu gjatë tetorit të vitit 1908 anëtarët e komunës u detyruan ta braktisin fshatin. Megjithatë ata vazhduan të përhapin filozofinë e Tolstoit jashtë shtetit. Për shembull Hristo Dosevi shkoi në Rusi, ku u martua me të bijën e një miku të Tolstoit. Në një fshat rus ai formoi një komunë tjetër. Emri i pasardhësve bullgarë të Tolstoit lidhet edhe me enigmën rreth vdekjes së shkrimtarit gjenial rus. Në vitin 1910 Lev Nikollaeviç, i cili ishte në moshë të thyer vendosi të çlirohet nga prangat e jetës familjare dhe skllavëria shoqërore. Gjatë një nate të ftohtë të tetorit ai fshehurazi iku nga shtëpia dhe nisi një rrugë të gjatë. Biografët e tij thonë se kishte ndërmend që me një anije nga Odes të vijë në Bullgari, ku e pritën pasardhësit e tij. Ndërkohë ai u sëmurë dhe mëngjesin e 7 nëntorit të vitit 1910 u nda nga jeta. Pasardhësve të shkrimtarit rus Tolstoi dhe kolonisë së tyre në Jasna Poljana i kushtohet një ekspozitë muzeore rregulluar në vatrën e kulturës së fshatit të malit Stranxha. Ajo përmban koleksionin më të pasur të letërsisë së Tolstoit tek ne dhe fotografi nga jeta e shkrimtarit dhe familjes së tij. Ndër eksponatet është edhe pena e punuar nga lënda drusore e pemëve molle të kopshtit të Lev Nikollaeviçit. Në Jasna Poljana edhe më sot flasin me respekt dhe me mahnitje për pasardhësit e rinj të Tolstoit, të cilët e ndërruan jetën e fshatit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Nikollova
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..