Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E enjtja politike në Bullgari si “3 në 1”

БНР Новини
Foto: BTA

Pasi qeveria “Oresharski” dha dorëheqjen, presidenti Plevneliev zhvilloi konsultime të menjëhershme me partitë kryesore parlamentare për t’u formuar kabineti i rregullt. Partia e parë “GERB” e ktheu mandatin. Tri ngjarje kyçe brenda një dite përkufizuan të enjten politike të Bullgarisë.

Në mbrëmjen e së mërkurës kryeministri Pllamen Oresharski e dha dorëheqjen e shumëpritur. Të enjten në mëngjes Kuvendi Popullor u mbush me deputetët të cilët “përmbysën” qeverinë e Pllamen Oresharskit. Pasdite partitë parlamentare pa “Atakën” deklaruan para presidentit se nuk do të bëjnë përvojë të dytë për të formuar kabinet të ri në kuadër të këtij Parlamenti. Qeveria me pakicë votash e Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe “Atakës” ishte në pushtet rreth një vit e gjysmë në kushte të vështira politike, në presion të vazhdueshëm nga partia opozitare “GERB” dhe në protesta në masë që nga dita e parë e qeverisjes. Për këtë periudhë qeveria “mbijetoi” pas pesë votimeve të mosbesimit. Por pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 25 maj raportet midis partnerëve të koalicionit u përkeqësuan dhe po ashtu sistemi politik dhe bankar u lëkund. Dorëheqja ishte e pashmangshme dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të detyrueshme.

Si kryeministri e vlerësoi qeverisjen dhe si e vlerësuan atë pushtetarët dhe opozita?

Kryeministri Pllamen Oresharski theksoi se kabineti ka qenë i detyruar për të punuar në kushte shumë të vështira, por gjithsesi ka marrë parasysh interesin e popullit. Ai vuri në dukje rritjen e pensioneve dhe të ardhurave, shpenzimet sociale dhe treguesit e mirë ekonomikë, si dhe 40 mijë vende të reja pune.

Si e vlerësoni qeverisjen e vet?

“Më vjen keq se nuk kishim mjaft përkrahje politike dhe kohë për të bërë ndryshime strukturore në disa sektorë publikë si shëndetësia, arsimi dhe administrata – përgjigjet kryeministri në dorëheqje. – Por nuk po shoh asnjë tregues të përkeqësuar financiar. Kështu që nuk jam i mërzitur me postin. Ky i fundit për mua ishte përgjegjësi e madhe dhe njëkohësisht nder i madh.”

Shefi i grupit parlamentar i Koalicionit për Bullgarinë, z. Atanas Maxharov fajësoi partinë opozitare GERB, por edhe partnerin e koalicionit Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë për dështimin e qeverisë.

“Ky parlament iku jo sepse nuk pati mundësi për të punuar, por sepse forca më e madhe parlamentare nuk donte të punonte – pohon z. Maxharov. – GERB thjesht pezulloi të luajë rolin e opozitës. Kritikat e saj rrallëherë ishin me karakter politik, më tepër ishin personale dhe ofensive. Mos harrojmë se lideri i GERB-it, z. Bojko Borisov e thërriste kryeministrin “pseudo-ekspert”, ndërsa ministrat – “postarë”. Në fakt, qeveria e Oresharskit mund të mbijetonte edhe më tej nëse ishte përkrahur nga partneri i vet Lëvizja për Drejtat dhe Liritë. Qeveria e Pllamen Oresharskit e kryente mirë punën, kishte gabime, por asnjë fatale.”

Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, z. Ljutvi Mestan u përgjigj në mënyrë lakonike: “Nuk e pranoj provat e fajësimit. Sepse ata kanë për qëllim fitimin e përparësisë si në fushatën parazgjedhore, ashtu dhe në qeverisjen e mëvonshme. Me më shumë rëndësi është shikimi drejt së ardhmes, të kërkohet formula e qeverisjes së drejtë. Bullgarisë i duhet ndryshimi. Edhe një herë do të them: për partinë tonë shprehja “pushteti nuk është një qëllim në vetvete” nuk është klishe. Ne mund të mos jemi në pushtet që të mbrojmë vlerat që kemi, dhe nuk do t’i sakrifikojmë ato në emër të pushtetit.”

Z. Bojko Borisov, lider i partisë opozitare GERB e vlerësoi dorëheqjen e kabinetit si shumë e vonshme dhe tha se nëse zgjedhjet i fiton GERB, ai do të jetë kryeministër për dallim nga lideri i socialistëve, z. Sergej Stanishev. “Po shihni se qeveria e Oresharskit bëri çdo gjë që është e mundur për të mbetur në pushtet më gjatë – deklaroi z. Borisov. – Kur e dëgjojmë çdo gjë është në rregull. Pasivet e shtetit janë aq të mëdha në të gjitha sferat – miliarda të cilat duhen të derdhen muajt në vijim që të mbushen gropat në të gjitha sistemet. Të gjithë politikanët gjithmonë duhen të marrin parasysh mendimin e popullit. Zgjedhjet para një viti kategorikisht treguan se GERB është forca e parë politike. Por të tjerët në Parlament nuk e morën këtë parasysh dhe formuan një koalicion katastrofal. Ja se çfarë ndodhi – populli i dënoi me votën në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.”

Sipas fjalëve të presidentit Rosen Plevneliev pas konsultimeve ditën e enjte asnjë nga partitë nuk dëshiron të formojë kabinet të rregullt. “Partitë deklaruan se në kuadër të Kuvendit të 42-të Popullor është e pamundur që të formohet qeveri e shumicës së qëndrueshme. Kështu data e zgjedhjeve të parakohshme është e caktuar – 5 tetor, pasi të gjitha partitë u pajtuan me të.”

Kjo ishte e enjtja politike në Bullgari. Përveç dorëheqjes përfundimtare dhe pezullimeve për formim të qeverisë së rregullt, u bë e qartë se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë përkrah plotësisht kandidaturën e Kristalina Georgievës për komisionere të BE-së pasi ajo ka shans të zgjidhet ministre e Punëve të Jashtme të BE-së.

Përktheu: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD