Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrje e suksesshme bullgare në ekspozitën prestigjioze të modës “Who’s next”

БНР Новини

Salloni ndërkombëtar i modës “Who’s next” në Paris, i krijuar para rreth 30 vitesh, fitoi famën e një forumi kryesor, ku paraqiten tendencat e fundit të modës në veshjet dhe aksesorët jashtë sferës së modës së lartë. Në saje të Agjencisë Ekzekutive për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, modelistët bullgarë patën mundësinë jo për herë të parë të paraqiten atje që në fillim të korrikut. Stili i tyre ishte vlerësuar menjëherë. Do t’ju takojmë me dy prej tyre – me argjendarin Petër Arbov dhe modisten e re Valentina Antonov.

СнимкаPetër Arbov punon në këtë degë prej 25 viteve dhe ka kaluar përmes periudhave të ndryshme të kërkimeve të tij krijuese. Aktualisht këto kërkime janë lidhur me përdorimin e pjesëve të orëve të vjetra, telefonave elektronikë, fotoaparateve etj. E gjithë kjo i afron veprat e tij me stilin “Vintixh”.

Снимка“Më parë punoja kryesisht me flori, brilante dhe materiale të tjera të shtrenjta, por hoqa dorë, sepse ari tërheq njerëz të veçantë, të cilët mua personalisht nuk më pëlqejnë shumë. Argjendi, për shembull, të jep më shumë liri krijuese. Sa për veprat e mia të fundit, gjithçka është imagjinatë. Materialet janë më të lira, investimi është i vogël, prandaj imagjinata duhet të jetë më e madhe. Kombinoj elementet e veçanta të orëve, telefonave, fotoaparateve, shtypshkronjave të vjetra etj. në modele të ndryshme prej argjendi, mesingu, mjalti.”

СнимкаSi i pranuan veprat tuaja në ekspozitë?

“Tashmë pesë vjet e imponoj këtë stil. Kjo është një tendencë edhe në plan botëror. Pret që deri në një-dy vjet ai të jetë i modës. Pasi ai industrializohet, atëherë do të kërkojë diçka tjetër. Jam shumë i kënaqur për këtë ekspozitë, sepse gjeta klientët e mi. Në vende të tilla njeriu mbushet me energji dhe ide të reja.”

Arbov ka marrë pjesë në një ekspozitë të tillë në Milano, por mendon se Parisi është forumi më i rëndësishëm në këtë fushë.

Parisi është qyteti, në të cilin ka mësuar dhe ka jetuar bullgarja e re Valentina Antonov. Ajo nuk është modiste për nga profesioni, por gazetare në sferën e modës. Komunikimi me korifenjtë e këtij arti i ka zbuluar sekretet e zanatit dhe dalëngadalë ajo ka filluar të merret me modë. Aktualisht modistja e re punon në Bullgari me akoma dy kolegë bullgarë. “Dizajni gjithmonë ka qenë brenda meje – thotë ajo. – Thjeshtë nuk kisha hapur derën e vogël drejt imagjinatës sime” – thotë ajo. Një gazetare franceze e modës e cakton stilin e markës së saj “Mera” si “një gërshetim të suksesshëm të elegancës së veshjeve të saj të darkës me jetën e përditshme”

Снимка“Ai është për çdo një grua, e cila e do veten dhe nuk ka frikë për të shprehur nëpërmjet veshjes emocionet e saj. Ky është një stil, me të cilin gruaja mund të ndihet e bukur dhe e fuqishme gjatë tërë ditës dhe jo vetëm në darkë. Nuk kemi shumë kohë për shumë fjalë dhe shpjegime në jetën tonë të përditshme. Kështu qe gruaja mund të shprehë vetveten para njerëzve, me të cilët komunikon tërë ditën, nëpërmjet veshjes së saj, që paraqet energjinë e saj, aurën, temperamentin, shpirtin e saj. Stili ynë është i pastruar dhe në të njëjtën kohë shprehës. Ne e vëmë theksin te figura e femrës nëpërmjet detajeve modeste.”

Valentina Antonov është frymëzuar nga komunikimi i këndshëm me kolegët e ekspozitës “Who’s next” në Paris, ekspozitë kjo që i dha shtytjen e domosdoshme fillestare. Në forume të tilla vendosen shumë kontakte të dobishme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD