Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

115 vjet nga lindja e dirigjentit Sasha Popov

Sasha Popov është njëri nga dirigjentët më të shquar bullgarë. Që nga koha e fëmijërisë ai i bie violinës dhe pas kësaj është bërë muzikant i dhomës. Sasha Popovin e quajnë “babai i simfonizmit bullgar”. Në muajin korrik mbushen 115 vjet nga lindja e tij.

Sasha Popov ka lindur në vitin 1899 në qytetin Ruse. Violinë ka mësuar në Sofje te Petko Naumov – violinist, dirigjent dhe kompozitor. Pas kësaj muzikanti i ri ka shkuar në Vjenë ku ka vazhduar të mësonte violinë te prof. Karl Pirl dhe te pedagogu Otokar Shevçik. Deri në moshën 19 vjeçare Sasha Popov ka studiuar në Konservatorin e Vjenës dhe më pas është rikthyer në Bullgari ku është thirrur në ushtri. Pas shërbimit ushtarak muzikanti i ri ka filluar mësimdhënie në Akademinë e Muzikës në Sofje ku ka themeluar një orkestre simfonike me të cilën ka dhënë koncert pas koncerti.

Edhe sot e kësaj dite për Sasho Popovin rrëfehen histori të ndryshme. Bashkëkohësit e tij e përshkruajnë si personalitet shumë magnetik, profesionalist i cili nuk bën kompromise dhe njeri i dhembshur. Orkestra e tij ka dhënë premiere të veprave të Panço Vlladigerovit, Ljubomir Pipkovit, Martin Goleminovit dhe të kompozitorëve të tjerë të njohur. Sasha Popov ka ftuar mysafirë dirigjentë nga elita e botës – Bruno Valter, Karlo Ceki etj. Në vitin 1956 muzikanti bullgar është pensionuar papritur. I pa punë Sasha ka themeluar orkestrën e dhomës “Kolegjium muzikum” ku interpretuesit kanë punuar falas. Në këtë periudhë ai ka dirigjuar koncertet e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Panço Vlladigerov dhe Sasha Popov“Kam interpretuar vepra të Respigit në periudhën nga 1936-a deri në vitin 1939. Atëherë këto vepra u dëgjuan për herë të parë në Bullgari, ka thënë dikur Sasha Popov. – “Pishat romake” është një pjesë pas së cilës orkestra e radios u dashurua. Jam i lumture se me muzikantët e radios pata shumë përparësi. Për mua takimi me orkestrën simfonike të radios gjithmonë ka qenë kënaqësi shumë e madhe.

Rruga profesionale e Sasha Popovit ka kaluar përmes Izraelit, Egjiptit dhe Amerikës. Vite të tëra ai ka jetuar në Los-Anxhelos. Në vitin 1974 kolegët e Sashës në Bullgari kanë filluar të organizonin përvjetorin e tij të 75-të. Por muzikanti është larguar nga jeta para se të mbërrinte në atdhe, pa parë vajzën e tij këngëtare të operës Valeri Popova dhe pa u takuar me mbesën e tij Aleksandrina Pendaçanska.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë nga arkivi i familjes

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD