Sasha Popov është njëri nga dirigjentët më të shquar bullgarë. Që nga koha e fëmijërisë ai i bie violinës dhe pas kësaj është bërë muzikant i dhomës. Sasha Popovin e quajnë “babai i simfonizmit bullgar”. Në muajin korrik mbushen 115 vjet nga lindja e tij.
Sasha Popov ka lindur në vitin 1899 në qytetin Ruse. Violinë ka mësuar në Sofje te Petko Naumov – violinist, dirigjent dhe kompozitor. Pas kësaj muzikanti i ri ka shkuar në Vjenë ku ka vazhduar të mësonte violinë te prof. Karl Pirl dhe te pedagogu Otokar Shevçik. Deri në moshën 19 vjeçare Sasha Popov ka studiuar në Konservatorin e Vjenës dhe më pas është rikthyer në Bullgari ku është thirrur në ushtri. Pas shërbimit ushtarak muzikanti i ri ka filluar mësimdhënie në Akademinë e Muzikës në Sofje ku ka themeluar një orkestre simfonike me të cilën ka dhënë koncert pas koncerti.
Edhe sot e kësaj dite për Sasho Popovin rrëfehen histori të ndryshme. Bashkëkohësit e tij e përshkruajnë si personalitet shumë magnetik, profesionalist i cili nuk bën kompromise dhe njeri i dhembshur. Orkestra e tij ka dhënë premiere të veprave të Panço Vlladigerovit, Ljubomir Pipkovit, Martin Goleminovit dhe të kompozitorëve të tjerë të njohur. Sasha Popov ka ftuar mysafirë dirigjentë nga elita e botës – Bruno Valter, Karlo Ceki etj. Në vitin 1956 muzikanti bullgar është pensionuar papritur. I pa punë Sasha ka themeluar orkestrën e dhomës “Kolegjium muzikum” ku interpretuesit kanë punuar falas. Në këtë periudhë ai ka dirigjuar koncertet e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
“Kam interpretuar vepra të Respigit në periudhën nga 1936-a deri në vitin 1939. Atëherë këto vepra u dëgjuan për herë të parë në Bullgari, ka thënë dikur Sasha Popov. – “Pishat romake” është një pjesë pas së cilës orkestra e radios u dashurua. Jam i lumture se me muzikantët e radios pata shumë përparësi. Për mua takimi me orkestrën simfonike të radios gjithmonë ka qenë kënaqësi shumë e madhe.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë nga arkivi i familjes
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..