Në vazhdim të një jave lugina midis Rillës, Pirinit dhe Rodopeve në qytetin Razllog do të jetë mikpritëse e festivalit të tretë me radhë “Yjet e Teatrit”, tema e të cilit sivjet do të jetë komedia. Aktiviteti po zhvillohet nga 24 deri më 30 qershor. Programi i sivjetshëm i festivalit përfshin pjesë të Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, të Teatrit të Vogël të Qytetit “Përtej kanalit” , të Teatrit 199 “Valentin Stojçev” dhe të Teatrit Satirik “Aleko Konstantinov”. Më shumë hollësi për festivalin do të mësojmë nga organizatorja e tij – aktorja Nona Jotova:
“Sivjet e kemi vënë theksin te komedia. Zgjodhëm kryesisht komedi, shfaqje të njohura, të transmetuara në televizion, me pjesëmarrjen e shumë artistëve.”
Pse e zgjodhët pikërisht Razllogun për skenën e të qeshurit?
“Festivali teatror, të cilin unë e krijova para shtatë vitesh bashkë me dramaturgen e Teatrit Popullor Roza Radiçkova, startoi në Bansko. Pas kësaj kryetari i ri i baskisë e vodhi festivalin, por për fat të mirë në Razlog menjëherë na strehuan. Siç thuhet në proverbin bullgar – “Çdo e keq për të mirë”. Kështu u bë më mirë, sepse Razllogu është një qytet më i madh, kurse publiku është kryesisht nga atje. Tani shumë njerëz vijnë nga Boanskoja në Razllog. Prapëseprapë 6 km nuk është një pengesë e madhe për adhuruesit e teatrit.”
E organizoni festivalin tashmë tre vjet me radhë në Razllog. Si ndikon kjo mbi zhvillimin e turizmit në qytet dhe në regjion?
“Mendoj se kjo ndikon shumë mirë, sepse gjatë muajve verorë njerëzit vijnë këtu për të pushuar. Kuptohet qyteti është i bukur edhe gjatë periudhës tjetër të vitit, Shumë njerëz e preferojnë malin para detit. Është fakt se kudo ku ka vendpushime malore organizohen aktivitete të ndryshme, që të tërhiqen më shumë turistë. Kur të ketë ndonjë aktivitet kulturor, gjithmonë është më e këndshme, sepse gjatë ditës mund të jesh ndër natyrë, kurse mbrëmjen të vizitosh ndonjë aktivitet, që nuk mund të shihet çdo ditë. Vendasit thonë se shkojnë në teatër vetëm pasi ne vijmë në qytet.”
Më herët këtë muaj në Razllog mbaroi një festival tjetër, në të cilin 400 veta paraqitën këngë popullore dhe valle popullore. Gjatë disa viteve të fundit qyteti zhvillohet si një detsinacion i turizmit kulturor dhe atje zhvillohen gjithnjë e më shumë festivale, si për shembull “1000 kostume popullore në një vend”, tubimi i krijimtarisë folklorike “Pirini po këndon”, festivali i byrekut etj. Në Razllog përveç se mund të pushoni në mënyrë aktive, mund të shpresoni edhe te turizmi kulturor.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..