Sot për ne radioja është diçka e zakonshme, por për njerëzit gjatë dekadave të para të shekullit të kaluar ajo ishte një fenomen i vërtetë. Në fillim radioja i grumbullonte njerëzit në sheshe dhe lokale, si dhe në shtëpitë e bullgarëve më të pasur. Dëgjuesit shijonin simfonitë e transmetuara, interpretimet vokale dhe muzikën e bukur popullore. Një prej organizatorëve të parë muzikorë në radio është kompozitori Dimitër Nenov. Ai arriti të tërheqë në radio interpretuesit, kompozitorët dhe teorikët më të mirë muzikorë të asaj kohe. Na bën një përshtypje të madhe qëllimi i tij për të zhvilluar përvojën dhe kulturën muzikore, për t’i njohur dëgjuesit me muzikën bullgare dhe me atë botërore.
Bojan Ikonomov ka një rol të veçantë në zhvillimin e krijimtarisë muzikore bullgare dhe në popullarizimin e saj nëpërmjet mundësive të radios. Ai është krijuesi i një numri të madh veprash simfonike, vokale-simfonike, muzikore-skenike etj., duke kontribuuar në këtë mënyrë për formimin e stilit muzikor bullgar. Në vitin 1938 Ikonomov u emërua udhëheqës i degës muzikore pranë Radio Sofjes.
“Ai realizoi iniciativa të mëdha, ndër të cilat janë shtatë cikle, që paraqesin krijimtarinë e Bethovenit, historinë e këngës, simfoni dhe dhjetë koncerte, kushtuar muzikës bullgare të dhomës” – shënon Antoaneta Radosllavova në librin “Muzika në radion bullgare 1930-1944”. Këto iniciativa filluan në vitin 1938 dhe vazhduan deri në vitin 1941. Në këtë periudhë Radioja Kombëtare Bullgare filloi të transmetojë live.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..
“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..
10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..