Sot për ne radioja është diçka e zakonshme, por për njerëzit gjatë dekadave të para të shekullit të kaluar ajo ishte një fenomen i vërtetë. Në fillim radioja i grumbullonte njerëzit në sheshe dhe lokale, si dhe në shtëpitë e bullgarëve më të pasur. Dëgjuesit shijonin simfonitë e transmetuara, interpretimet vokale dhe muzikën e bukur popullore. Një prej organizatorëve të parë muzikorë në radio është kompozitori Dimitër Nenov. Ai arriti të tërheqë në radio interpretuesit, kompozitorët dhe teorikët më të mirë muzikorë të asaj kohe. Na bën një përshtypje të madhe qëllimi i tij për të zhvilluar përvojën dhe kulturën muzikore, për t’i njohur dëgjuesit me muzikën bullgare dhe me atë botërore.
Bojan Ikonomov ka një rol të veçantë në zhvillimin e krijimtarisë muzikore bullgare dhe në popullarizimin e saj nëpërmjet mundësive të radios. Ai është krijuesi i një numri të madh veprash simfonike, vokale-simfonike, muzikore-skenike etj., duke kontribuuar në këtë mënyrë për formimin e stilit muzikor bullgar. Në vitin 1938 Ikonomov u emërua udhëheqës i degës muzikore pranë Radio Sofjes.
“Ai realizoi iniciativa të mëdha, ndër të cilat janë shtatë cikle, që paraqesin krijimtarinë e Bethovenit, historinë e këngës, simfoni dhe dhjetë koncerte, kushtuar muzikës bullgare të dhomës” – shënon Antoaneta Radosllavova në librin “Muzika në radion bullgare 1930-1944”. Këto iniciativa filluan në vitin 1938 dhe vazhduan deri në vitin 1941. Në këtë periudhë Radioja Kombëtare Bullgare filloi të transmetojë live.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..
Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..
Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..