Sot për ne radioja është diçka e zakonshme, por për njerëzit gjatë dekadave të para të shekullit të kaluar ajo ishte një fenomen i vërtetë. Në fillim radioja i grumbullonte njerëzit në sheshe dhe lokale, si dhe në shtëpitë e bullgarëve më të pasur. Dëgjuesit shijonin simfonitë e transmetuara, interpretimet vokale dhe muzikën e bukur popullore. Një prej organizatorëve të parë muzikorë në radio është kompozitori Dimitër Nenov. Ai arriti të tërheqë në radio interpretuesit, kompozitorët dhe teorikët më të mirë muzikorë të asaj kohe. Na bën një përshtypje të madhe qëllimi i tij për të zhvilluar përvojën dhe kulturën muzikore, për t’i njohur dëgjuesit me muzikën bullgare dhe me atë botërore.
Bojan Ikonomov ka një rol të veçantë në zhvillimin e krijimtarisë muzikore bullgare dhe në popullarizimin e saj nëpërmjet mundësive të radios. Ai është krijuesi i një numri të madh veprash simfonike, vokale-simfonike, muzikore-skenike etj., duke kontribuuar në këtë mënyrë për formimin e stilit muzikor bullgar. Në vitin 1938 Ikonomov u emërua udhëheqës i degës muzikore pranë Radio Sofjes.
“Ai realizoi iniciativa të mëdha, ndër të cilat janë shtatë cikle, që paraqesin krijimtarinë e Bethovenit, historinë e këngës, simfoni dhe dhjetë koncerte, kushtuar muzikës bullgare të dhomës” – shënon Antoaneta Radosllavova në librin “Muzika në radion bullgare 1930-1944”. Këto iniciativa filluan në vitin 1938 dhe vazhduan deri në vitin 1941. Në këtë periudhë Radioja Kombëtare Bullgare filloi të transmetojë live.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..
Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..
Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..