Këngën popullore me një karakter humoristik e interpretoi doajeni i muzikës së rajonit Graovo – Sllavka Sakutova. Graovo është një rajon në Bullgarinë e Mesme Perëndimore dhe bën pjesë në krahinën folklorike Shopluka. Përveç bollëkut të këngëve popullore destinuar valleve, këtu takohen dhe këngë të ngadalta me një ornamentikë karakteristike të melodisë, të cilën vendasit e quajnë “tresene”. Ka dhe shumë këngë të cilat u përkushtohen korrjeve dhe tubimeve. Në tubimet vajzat e reja mblidhen të bëjnë dhurimet e veta, të qepin dhe të thurin. Kanë ardhur djemtë beqar, kanë filluar të këndojnë dhe është bërë bukur. “E zonja e shtëpisë mbante nën mbikëqyrje që të gjithë, shikonte që gëzimi dhe hareja të mos e kalojnë kufirin. Atëherë kishte një moral të fortë të jetës” – tregon Sllavka Sakutova për kohën e rinisë së vet. Në repertorin e saj ka shumë këngë nga periudha e tubimeve, por një është shumë e ndjeshme dhe prekëse, në të rrëfehet për një vajzë, e cila i djeg dhuratat e saj dasmore: “Digju, digju o moj rrobe ime e bukur, kështu digjet dhe zemra ime e mjerë – i dashuri im u martua me një grua tjetër!”
“Jo njëherë e kemi kaluar Bullgarinë dhe për së gjëri dhe për së gjati. Udhëtova me Boris Mashallovin, Boris Karllovin, Ika Stojanovën, Mita Stojçevën, Llallka Pavllovën, Magda Pushkarovën – tregon sot këngëtarja. – Nuk kishim autobusin tonë dhe mbërrinim me urban, nganjëherë udhëtonim dhe me karroca. I gjithë fshati na priste – vinin kush me çfarë të ketë, pula, bukë, byrek , kova me verë. Për njerëzit ishte festë, na donin dhe na prisnin me padurim. Këndonim solo, në grupe, kishte dhe interpretime instrumentale. Dilnim jashtë shtetit në koncerte – në Angli, Francë, Suedi, Belgjikë, në Bashkimin Sovjetik atëherë...Më kujtohet se në Suedi ilustrova leksione të folkloristes Rajna Kacarova. Më thirrën në një shkollë tu tregoj të kënduarit e graovos. Kishte një interes të madh nga ana e fëmijëve, por u qe shumë e vështirë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..