Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Nuk mund të numërohen këngët, të cilat i di” – folklori i rajonit Graovo me Sllavka Sakutovën

БНР Новини
Foto: Valja Bozhillova

Këngën popullore me një karakter humoristik e interpretoi doajeni i muzikës së rajonit Graovo – Sllavka Sakutova. Graovo është një rajon në Bullgarinë e Mesme Perëndimore dhe bën pjesë në krahinën folklorike Shopluka. Përveç bollëkut të këngëve popullore destinuar valleve, këtu takohen dhe këngë të ngadalta me një ornamentikë karakteristike të melodisë, të cilën vendasit e quajnë “tresene”. Ka dhe shumë këngë të cilat u përkushtohen korrjeve dhe tubimeve. Në tubimet vajzat e reja mblidhen të bëjnë dhurimet e veta, të qepin dhe të thurin. Kanë ardhur djemtë beqar, kanë filluar të këndojnë dhe është bërë bukur. “E zonja e shtëpisë mbante nën mbikëqyrje që të gjithë, shikonte që gëzimi dhe hareja të mos e kalojnë kufirin. Atëherë kishte një moral të fortë të jetës” – tregon Sllavka Sakutova për kohën e rinisë së vet. Në repertorin e saj ka shumë këngë nga periudha e tubimeve, por një është shumë e ndjeshme dhe prekëse, në të rrëfehet për një vajzë, e cila i djeg dhuratat e saj dasmore: “Digju, digju o moj rrobe ime e bukur, kështu digjet dhe zemra ime e mjerë – i dashuri im u martua me një grua tjetër!”

Sllavka Sakutova ka lindur në Sofje, por rritet në fshatin Berende, 42 kilometra larg Sofjes. Aty ka një besim se, në qoftë se fëmija e sapolindur pi ujë nga një zile, do të jetë i zhurmshëm. Prindërit e Sllavkës e respektojnë këtë traditë. Stërgjyshi i saj ka qenë prift dhe një këngëtar i mirë, nëna e saj po kështu këndon bukur. Mban mend këngët e bukura të korrjes në fushë: “Hejde Ruzho, ta kesh dorën e lehtë, dorë e lehtë – korrje e shpejtë, korr shpejt, këndon lehtë, dëgjohet larg...” Vajza këndon, kurse nga fusha e afërt i dashuri ngre zë “eheeeeeej”, që të mund të kuptojë, se e dëgjon.

Sllavka Sakutova tregon një interes drejt këngëve dhe të kënduarit akoma si fëmijë, në moshën 17 vjeç paraqitet në një dëgjim në radio. Në komision janë këngëtarët Atanaska Todorova, Zheço Dollçinkov dhe Gjeorgji Bojaxhiev, përgjegjës për muzikën popullore. E pëlqejnë por babai i saj nuk e ka lënë të bëhet këngëtare. E martuar, gjatë vjeshtës së vitit 1948 filloi të këndojë rregullisht si bashkëpunëtore në radio. Këndoi aty për aty – e shoqëronin treshja e Trakisë Stanill Pajakov dhe grupi i Ugërçinit të Cvjatko Bllagoevit. Më vonë, pas vitit 1952 incizoi këngë të Graovos me orkestrat e Kosta Kolevit, Ivan Kirev dhe orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare. Nga këto vite janë dhe njohjet e saj me kolosët në muzikën popullore si Boris Mashallov, i cili këndon në Asamblin e Ushtrisë dhe Boris Karrlov i cili i bie fizarmonikës, atëherë tamburist. Boris Mashallovi e ftoi në grupin e sapoformuar “Kënga jonë”. Dhe Sllavka u nis nëpër Bullgari me grupin e këngëtarëve të njohur, sot legjenda në muzikën popullore.

Grupi “Kënga jonë”. Foto: arkiv personal“Jo njëherë e kemi kaluar Bullgarinë dhe për së gjëri dhe për së gjati. Udhëtova me Boris Mashallovin, Boris Karllovin, Ika Stojanovën, Mita Stojçevën, Llallka Pavllovën, Magda Pushkarovën – tregon sot këngëtarja. – Nuk kishim autobusin tonë dhe mbërrinim me urban, nganjëherë udhëtonim dhe me karroca. I gjithë fshati na priste – vinin kush me çfarë të ketë, pula, bukë, byrek , kova me verë. Për njerëzit ishte festë, na donin dhe na prisnin me padurim. Këndonim solo, në grupe, kishte dhe interpretime instrumentale. Dilnim jashtë shtetit në koncerte – në Angli, Francë, Suedi, Belgjikë, në Bashkimin Sovjetik atëherë...Më kujtohet se në Suedi ilustrova leksione të folkloristes Rajna Kacarova. Më thirrën në një shkollë tu tregoj të kënduarit e graovos. Kishte një interes të madh nga ana e fëmijëve, por u qe shumë e vështirë.”

Gjatë viteve 80-ta të shekullit të kaluar Sllavka Sakutova doli në pension, por nuk pushoi së kënduari – e ftojnë në pjesëmarrje të ndryshme dhe në festa. Një njeri me zemër të madhe dhe e kujdesshme dhe sot 87 vjeçe ajo pranon talente të rinj, të cilëve u jep këngët e saj dhe u tregon finesën e interpretimit. “Kam 65 vjet me këngën. Nuk mund të numërohen këngët të cilat i di.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD