Në kryeqytetin bullgar për herë të tetë mbahet aktiviteti “Teatri botëror në Sofje”. Që nga viti 2007 në të marrin pjesë artistë të shquar nga mbarë bota. Jepen shfaqje të disa prej teatrove më prestigjioz në botë. Aktiviteti filloi më 1 qershor. “Teatri botëror në Sofje” organizohet në partneritetin e Bashkisë së Kryeqytetit dhe në përkrahjen e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës më 2009. Aktiviteti i sivjetshëm bën pjesë po ashtu në programin e Festivalit Ndërkombëtar “Vera e Varnës”.
Më shumë rreth spektakleve, rrëfen z. Asen Terziev – koordinator kryesor i aktivitetit: “Spektaklet të cilat janë përfshirë në programin e “Teatrit botëror në Sofje” jepen për herë të parë te ne. Bëhet fjalë për katër spektakle të zhanreve të ndryshme të cilat priten shumë mirë në skenat evropiane. Më 1 qershor u dha spektakli “Metamorfoza”. Regjisor i tij është italiani Klaudio Anxhelini. Ai e ka sjellë këtë shfaqje teatrale sipas një vepre të Franc Kafkës. Interesante është se në spektaklin e regjisorit italian aktorët nuk flasin dhe luajnë vetëm me gjuhën e trupit. Më 3 qershor publiku mund të shohë shfaqjen e tetarit polonez “Dymbëdhjetë burra të zemëruar” sipas dramës televizive të dramaturgut amerikan Reginald Rose. Ky spektakël ia vlen të shihet sepse përbën një interpretim jo të zakontë. Më 5 qershor do të jepet “Lokomotiva e pikëlluar” e autorit polonez Stanisllav Vitkeviç-Vitkaci dhe sipas regjisë së Jernej Lorencit. Ky spektakël u shpall më i miri i 2013-ës. “Lokomotiva e pikëlluar” luhet rrallëherë sepse është e vështirë për të dhënë në skenën e teatrit. Ngjarjet zhvillohen në një tren i cili përplaset me një lokomotivë tjetër. Regjisori e sajon këtë tren nga disa piano dhe e bën spektaklin si kabare teatrale.”
Edicioni i VIII-të i “Teatrit botëror në Sofje” mbyllet më 6 qershor kur do të jepet shfaqja teatrale “Kadish për një fëmijë të palindur” (në hebraishten kadish do të thotë lutje). Ky spektakël përbën një monolog teatral për aktorin Jake Goodman. Regjisore e tij është Barbara Lansie dhe është sjellë sipas romanit të Imre Kerteszit – laureat të Çmimit Nobel.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..