Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i VIII-të i “Teatrit botëror në Sofje”

БНР Новини
Skenë nga “Metamorfoza” e regjisorit italian Klaudio Anxhelini.
Foto: “Teatri botëror në Sofje”

Në kryeqytetin bullgar për herë të tetë mbahet aktiviteti “Teatri botëror në Sofje”. Që nga viti 2007 në të marrin pjesë artistë të shquar nga mbarë bota. Jepen shfaqje të disa prej teatrove më prestigjioz në botë. Aktiviteti filloi më 1 qershor. “Teatri botëror në Sofje” organizohet në partneritetin e Bashkisë së Kryeqytetit dhe në përkrahjen e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës më 2009. Aktiviteti i sivjetshëm bën pjesë po ashtu në programin e Festivalit Ndërkombëtar “Vera e Varnës”.

Më shumë rreth spektakleve, rrëfen z. Asen Terziev – koordinator kryesor i aktivitetit: “Spektaklet të cilat janë përfshirë në programin e “Teatrit botëror në Sofje” jepen për herë të parë te ne. Bëhet fjalë për katër spektakle të zhanreve të ndryshme të cilat priten shumë mirë në skenat evropiane. Më 1 qershor u dha spektakli “Metamorfoza”. Regjisor i tij është italiani Klaudio Anxhelini. Ai e ka sjellë këtë shfaqje teatrale sipas një vepre të Franc Kafkës. Interesante është se në spektaklin e regjisorit italian aktorët nuk flasin dhe luajnë vetëm me gjuhën e trupit. Më 3 qershor publiku mund të shohë shfaqjen e tetarit polonez  “Dymbëdhjetë burra të zemëruar” sipas dramës televizive të dramaturgut amerikan Reginald Rose. Ky spektakël ia vlen të shihet sepse përbën një interpretim jo të zakontë. Më 5 qershor do të jepet “Lokomotiva e pikëlluar” e autorit polonez Stanisllav Vitkeviç-Vitkaci dhe sipas regjisë së Jernej Lorencit. Ky spektakël u shpall më i miri i 2013-ës. “Lokomotiva e pikëlluar” luhet rrallëherë sepse është e vështirë për të dhënë në skenën e teatrit. Ngjarjet zhvillohen në një tren i cili përplaset me një lokomotivë tjetër. Regjisori e sajon këtë tren nga disa piano dhe e bën spektaklin si kabare teatrale.”

Edicioni i VIII-të i “Teatrit botëror në Sofje” mbyllet më 6 qershor kur do të jepet shfaqja teatrale “Kadish për një fëmijë të palindur” (në hebraishten kadish do të thotë lutje). Ky spektakël përbën një monolog teatral për aktorin Jake Goodman. Regjisore e tij është Barbara Lansie dhe është sjellë sipas romanit të Imre Kerteszit – laureat të Çmimit Nobel.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD