“Të gjithë e dinë mitin e Feniksit – shpendi i zjarrtë. Kishim edhe emocione të mira, edhe të tilla të këqija – tregon basisti i grupit Aleksandër Obretenov. – E kemi zgjedhur këtë emër, sepse albumi është si njëfarë ringjalljeje për grupin “D2”. Siç thotë Mitko (Dimitër Kërnev – kitaristi dhe themeluesi i grupit): Nuk mund të them nëse ky album është vazhdim i projekteve tona të kaluara. Tani mjedisi muzikor është krejt i ndryshëm në krahasim me përpara tetë vitesh, kur nxorëm albumin “Gjashtë”. Ai ndryshon në një mënyrë dinamike. Aktualisht shijet e njerëzve, përfshi këtu dhe shijet tona, janë të ndryshme. Por shpresoj se albumi do të pëlqehet nga publiku.”
Kënga, që ia dha emrin albumit, u incizua e fundit. Ajo është njëfarë dhurate për fansat e grupit. Kënga mund të shkarkohet falas nga sajti zyrtar i grupit. Atje mund të dëgjohet gjithashtu falas tërë albumi.
Muzikantët e grupit “D2” filluan punë mbi këngët, që u përfshinë në këtë album, që gjatë pranverës së vitit 2010. Atëherë u nisën bashkë me tërë teknikën e tyre për në Kjustendill dhe më konkretisht për rajonin mbi qytet, në ish rezidencën e ish liderit komunist Todor Zhivkov në Malin e Osogovos. “Ishim si në kamp” – u kujtuan ata. Atje kaluan disa muaj dhe të frymëzuar nga natyra krijuan pjesën kryesore të rreth 12 këngëve, të cilat i përfunduan më vonë në Sofje. Për krijimin e teksteve i ndihmoi Aleksandër Petrov, i cili është i njohur në rrethet muzikore dhe është autor i shumë hiteve. Pas një selektimi përfundimtar u krijuan dhjetë kompozime, të bashkuara në albumin “Feniks”. Ky tirazh i parë është i limituar. Grupi “D2” ka ide për të bërë për Krishtlindjet një album të ri me të gjitha këngët e përfunduara.
Albumi i grupit “D2” përfshin dhe akoma katër këngë bonus me pjesëmarrjen e interpretuesve të huaj: këngëtarja bullgare e muzikës pop Maria Ilieva, legjenda amerikane e kitarës Lanny Cordola dhe ikona e muzikës rok Slash nga Guns N’Roses. “Për ne është kënaqësi për të punuar me muzikantë kaq të mirë”, thotë Aleksandër Obretenov.
Shumica e këngëve të përfshira në albumin e ri “Feniks” janë në bullgarisht. Dejan Kamenov – Dido, vokali i “D2” thotë: “U binda se është më mirë të këndosh në gjuhën amtare në Bullgari, sepse kështu njerëzit e kuptojnë më mirë muzikën. Megjithatë kemi në album dhe tri këngë në anglisht, sepse kështu na tingëllonin më mirë.” Edhe katër muzikantët thonë se albumi i tyre i ri është gjëja më e mirë, që kanë bërë deri tani. “Kënga e tyre e dashur ndryshohet çdo ditë” – thotë Aleksandër Obretenov. Aktualisht është në modë “Fundi i verës”. Kjo stinë është shumë aktive për grupin, sepse atëherë janë turnetë dhe koncertet në tërë Bullgarinë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..