“Ky projekt më emocionoj shumë – tregon Mirosllava Kacarova. – Ai përbën një zgjedhje personale nga filma, të cilët kanë ndikuar shumë në jetën time. Mes titujve janë krijime të regjisorëve të dashur si Vim Venders. Një prej tyre është “Krahë të dëshirës” – një film plot provokim me një kuptim të thellë. Kam zgjedhur Venders si regjisor dhe për shkak të vargut prej filmave muzikor. Prej tyre mora po kështu tema, të cilat bashkë me kolegët e tjerë i kemi transformuar në një formë kënge. Më shumë nga tekstet janë të miat, por ka dhe një të Elin Rahnevit, të shkruar posaçërisht për këtë program. Është e lidhur me temë nga filmi i Xhuzepe Tornatores “Kinemaja e Re Paradizo” – një regjisor tjetër i imi i dashur. Muzika në të është shumë e bukur. Është e shkruar nga Enio Morikone si një krijim simfonik. Morëm një fragment nga tema dhe e kthyem në këngë. Për këtë punoi më tepër Veselin Veselinov-Eko i cili është basist në formacion. Në fund të fundit u formuan forma të ndryshme muzikore, të frymëzuar nga origjinali. Për mua muzika është si një album i padukshëm, imagjinar. Ideja është të mund të ndajmë në bazë të një mënyre të përshtatshme, filmat të cilat i kam shikuar dhe zgjedhur. Kështu publiku merr pjesë dhe përfshihet në emocionet tona personale.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..