“E qeshura është shëndet” – kjo gojëdhënë ka dëshmuar të drejtën e vet në kalimin e kohës. Një porcion shëndet është i garantuar gjatë çdo një të diele të fundit nga muaji i vizituesve në “Studion 5” të Pallatin Kombëtar të Kulturës. Mbrëmjet e komedive me një grup artistësh të cilët të bëjnë për të qeshur filluan që nga pranvera e vitit 2013 dhe shumë shpejt grumbulluan popullaritet.
“Shakatarët”janë grupi i parë për një komedi autori bullgare, stand-up komedi në traditat më të mira të gjinisë. Stand-up komedia është e njohur më tepër në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë. Humori është në kufirin e së lejueshmes, bile nga koha në kohë e kapërcen. Artisti i komedisë e bën publikun të qesh dhe shumë shpesh komunikon me të. Formati i mbrëmjes, në të cilin çdo një komik del në skenë për nga 15 minuta, garanton larminë e temave dhe të stileve të komedisë, në të cilat secili të njoh ndjenjën e vet për humor. Djemtë dhe vajzat nga grupi bëjnë një program krejtësisht të re çdo muaj, që siguron gjendjen e mirë shpirtërore bile të fansave më të rregullt.
Një dozë të mirë të një gjendje gazmore të vizituesve në “Studion 5” propozon dhe grupi “Nema K’vo” (“Nuk ka se përse”). Ata bëjnë një kombinacion inovativ midis stand-up komedisë dhe artit të iluzionit. Cilët janë ata? Zhoroni – Gjeorgji Nikollov është artist, i cili ka përfunduar mjeshtëri kukullash. Është finalist në realiti formatin për drejtues të programeve televizive “Pretendenti” gjatë vitit 2010. Bën parti tematike për fëmijë dhe të moshuar. Paraqitet dhe si prezantues i një sërë ngjarjeve. Bën stand-up komedi dhe i pëlqen shumë t’i bëj njerëzit për të qeshur. Kallata – Kalin Kirillov është pjesëmarrës dhe finalist në realistin e parë për aktorë të Bullgarisë “Star Machine”. Ka qenë reporter. Punon si prezantues, skenarist dhe aktor. Me ndjenjë për humor na thotë se e ndien veten më të fortë në budallallëkun e vet. E dekodon jetën me një besim të madh, shpresë dhe talent. Mendon se, mund të bëj secilin për të qeshur. Interesat e tij janë të drejtuara ndaj bukurisë së botës. Vensan – Ivan Petrov merret me iluzionizëm, pjesërisht manipulime me letra. Merr pjesë në shumë programe. Zhvillon një on-line transmetim “Thjesht iluzion”, i cili ka fituar një popullaritet të gjerë në hapësirë e internetit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..