“Nuk mund të gjeni fshatin tim të lindjes në hartën gjeografike, sepse ai mbeti në ujërat e liqenit Ovçarica – tregon Penka Pavllova. – Fshati e kishte emrin Tërgovishte dhe ishte në rrethin e Slivenit. Jam rritur në një familje muzikantësh folklorikë. Jam e kultivuar me këngën popullore.”
Penka Pavllova këndon me grupin “Nasha Pesen” (“Kënga Jonë”). Kanë pasur shumë shfaqje në vend dhe jashtë – në Belgjikë, Zvicër, Norvegji, Itali, Amerikë. Ajo ka punuar si mësuese e muzikës popullore bullgare në Los Anxhelos. Është mbajtëse e urdhrit “Kirill dhe Metodij” – shkalla e parë dhe e “Lirës së Artë” të Lidhjes së Veprimtarëve Muzikorë. Ajo interpreton gjithashtu dhe këngë të vjetra qytetare. Tashmë më shumë se 20 vjet Penka Pavllova shkruan edhe vjersha. Është gruaja e parë në qytetin Stara Zagora me patentë shoferi, madje ka punuar si shofere taksie.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..