Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja Penka Pavllova: “Muzika popullore është jeta ime”

Foto: arkiv

Penka Pavllova ka lindur më 1 janar të vitit 1934 dhe pushton zemrat e publikut tashmë më shumë se 50 dekada. Emri i saj lidhet me krahinën e njohur folklorike të Trakisë. Aktualisht Penka Pavllova banon në qytetin e Stara Zagorës

“Nuk mund të gjeni fshatin tim të lindjes në hartën gjeografike, sepse ai mbeti në ujërat e liqenit Ovçarica – tregon Penka Pavllova. – Fshati e kishte emrin Tërgovishte dhe ishte në rrethin e Slivenit. Jam rritur në një familje muzikantësh folklorikë. Jam e kultivuar me këngën popullore.”

Penka Pavllova këndon me grupin “Nasha Pesen” (“Kënga Jonë”). Kanë pasur shumë shfaqje në vend dhe jashtë – në Belgjikë, Zvicër, Norvegji, Itali, Amerikë. Ajo ka punuar si mësuese e muzikës popullore bullgare në Los Anxhelos. Është mbajtëse e urdhrit “Kirill dhe Metodij” – shkalla e parë dhe e “Lirës së Artë” të Lidhjes së Veprimtarëve Muzikorë. Ajo interpreton gjithashtu dhe këngë të vjetra qytetare. Tashmë më shumë se 20 vjet Penka Pavllova shkruan edhe vjersha. Është gruaja e parë në qytetin Stara Zagora me patentë shoferi, madje ka punuar si shofere taksie.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD