Greqia plotësoi kushtin kryesor për marrjen e kredive suplementare
Kryeministri Andonis Samaras tha në Parlament, se Greqia do të evidentojë tepricë parësore buxhetore, para se të shlyejë kamatat nga 1 miliard euro për vitin 2013. Teprica parësore buxhetore do t’i ndihmojë Greqisë të plotësojë kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar për lëshimin e kësteve të tjera të ndihmës shpëtuese financiare për vendin. Autoritetet greke janë me shpresë të arrijnë marrëveshje me kreditorët për reformat e domosdoshme para takimit të Evro-grupit më 17 shkurt të këtij viti.
Këshilli i Sigurimit zgjati mandatin e misionit paqeruajtës në Qipro
Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjati me akoma gjysmë vit mandatin e forcave të armatosura paqeruajtëse të OKB-së në Qipro. Krahas kësaj ai u bëri apel bashkive greke dhe turke në ishull të ndërmarrin masa për konsolidimin e mirëbesimit reciprok. Në rezolutë bëhet apel, që të dy komunitetet në Qipro të vazhdojnë konsultimet me OKB-në për demarkacionin e zonës së sigurisë, të zgjerojnë përmasat e operacioneve për çminimin jashtë saj dhe të hapin pika të reja të kontrollit, kështu që banorët e ishullit të kalojnë më lehtë “vijën e gjelbër”, e cila ndan Qipron sipas kombësisë.
Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Serbi do të ketë gjatë marsit
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliç nënshkroi dekretin për shpërndarjen e parlamentit dhe vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 16 mars të këtij viti. Sipas presidentit gjatë dy viteve të kaluara në Serbi u realizuan ndryshime të mëdha, por reformat më të rënda mezi tani do të fillojnë, kështu që të plotësohen kushtet për anëtarësim në BE-në.
Maqedonia po fillon ndërtimin e rrjetit kombëtar të gazsjellësve
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski shpalli, se vitin e ardhshëm në vend do të fillojë ndërtimi i rrjetit kombëtar të gazsjellësve. Ai është me shpresë, se atëherë do të fillojnë furnizimet e gazit rus. Projekti është për një shumë nga 100 milion euro dhe do të realizohet në vazhdim të 5 viteve. Sistemi i gazsjellësve do të jetë me gjatësi 250 kilometra. Maqedonia ka arritur marrëveshje me viganin energjetik rus “Gazprom” të lidhet me gazsjellësin “Rryma Jugore”, i cili do të transportojë gazin rus në Evropë.
Me gjithë nivelin e kredive të këqija sistemi bankar i Shqipërisë është i qëndrueshëm
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha, se sistemi bankar i vendit është i qëndrueshëm, megjithë nivelin e kredive të këqija. Sipas zotit Fullani Produkti i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u ul me 2.3 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013, megjithëqë gjendja financiare e ndërmarrjeve vazhdon të jetë e rëndë. Inflacioni vjetor ishte 1.5 për qind.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..