Vallë, a e kujtoni vashën e vogël nga libri “Alisa në Botën e Çudirave”, e cila i drejton pyetje maçokut, cilën prej rrugëve të nisë? Ndërsa maçoku me urtësi iu përgjigjet, se nuk ka rrëndësi në ç’rrugë do të nisë, sepse patjetër do të arrijë diku... E tillë është situata edhe me ekonominë bullgare – akoma nuk dimë cili është qëllimi ynë, çfarë dëshirojmë të arrijmë – dhe kështu marrim përsipër rrezikun të mos kemi të qartë ku do të mbërrijmë. Mirëpo, pushtetarët janë optimist, se do të gjejnë rrugën dhe Bullgaria do të nisë në drejtimin e saktë.
“Unë mendoj, se ekonomia bullgare gjatë viteve të fundit u nisi rrugën e saktë”, është kategorike zëvendës kryeministrja Daniella Bobeva. Sipas saj nuk vlerësojmë qëndrueshmërinë financiare dhe ekonomike të vendit, por vetëm kritikojmë gjithçka në ekonominë. Si modele të zhvillimit Bullgarisë iu treguan Estonia, Irlanda dhe Portugalia. Mirëpo, ne përballuam krizën duke ruajtur fondamentet e qëndrueshmërisë sonë, për shembull bordi valutor. Nuk paguam mjete të jashtme për sistemin tonë bankar. Thënë me fjalë të tjera nuk kemi bazë të jemi pesimistë”, komenton zëvendëskryeministri, që përgjigjet për ekonominë. Stabiliteti financiar dhe ekonomik është një arritje, që duhet të mbrohet nga kërcënimet si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Bullgaria vazhdon të ketë një nga tatimet më të ulëta në mbarë BE-në, megjithë krizën dhe shpenzimet serioze sociale. Përsa i përket qëndrueshmërisë – faktet janë kategorike. Deficit i ulët buxhetor, rritje ekonomike nga 0.8 për qind. “Vështirë se ndonjëri është i kënaqur nga kjo rritje, por 10 nga 28 shtetet anëtare të BE-së, kanë rritje negative”, komenton shifrat zonja Bobeva. Eksporti mbetet hallka, te e cila është shpresa të sigurohet rritja e ekonomisë bullgare.
Cilat janë problemet dhe rreziqet?
Në radhë të parë janë investimet. Agjencia Bullgare e Investimeve punon mbi 22 projekte të mëdha për një shumë afro 1.7 miliard leva. Të realizohen të paktën një pjesë prej tyre, kjo do të sjell një rritje suplementare të ekonomisë bullgare. Konsumimi i brendshëm gjithashtu u zvogëlua për shkak të krizës.
“Megjithë akuzat, se bëjmë shpenzime të mëdha sociale, nuk presim, të ketë rritje të madhe të rrogave dhe të ardhurve të popullsisë – thekson Daniella Bobeva. – Planet për rritje në sektorin korporativ duhet të lidhen me një eksport më të madh.”
Një problem tjetër është prodhimtaria e punës, ku tendencat janë negative. Zëvendëskryeministrja është me shpresë, se do të ruhet politika e deritanishme konservatore në sektorin bankar dhe do të kufizohet konkurrenca e pandershme. Do të privatizohet edhe Bursa Bullgare e Fondeve. Mbrojtja e konsumatorëve është një nga problemet më të ndërlikuara që ekziston midis biznesit dhe shtetit. Qeveria premton reforma radikale edhe në këtë drejtim.
Sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave Jordan Conev, Bullgaria mund të rikthehet në rrugën e rritjes ekonomike, nëse do të ruhet stabiliteti financiar. Sipas tij, në radhë të parë duhet të rimëkëmbet ekonomia e Bullgarisë.
“Bullgaria ka nevojë për disa projekte të mëdha investuese – thekson Conev. – Dhe ato projekte duhet të jenë në fushën e energjetikës. Diversifikimi i burimeve të energjisë është një problem gjeopolitik dhe Bullgaria ka mundësi të ndikojë pikërisht në këtë fushë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..