Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet dhe rreziqet para ekonomisë bullgare

Foto: BGNES

Vallë, a e kujtoni vashën e vogël nga libri “Alisa në Botën e Çudirave”, e cila i drejton pyetje maçokut, cilën prej rrugëve të nisë? Ndërsa maçoku me urtësi iu përgjigjet, se nuk ka rrëndësi në ç’rrugë do të nisë, sepse patjetër do të arrijë diku... E tillë është situata edhe me ekonominë bullgare – akoma nuk dimë cili është qëllimi ynë, çfarë dëshirojmë të arrijmë – dhe kështu marrim përsipër rrezikun të mos kemi të qartë ku do të mbërrijmë. Mirëpo, pushtetarët janë optimist, se do të gjejnë rrugën dhe Bullgaria do të nisë në drejtimin e saktë.

Снимка“Unë mendoj, se ekonomia bullgare gjatë viteve të fundit u nisi rrugën e saktë”, është kategorike zëvendës kryeministrja Daniella Bobeva. Sipas saj nuk vlerësojmë qëndrueshmërinë financiare dhe ekonomike të vendit, por vetëm kritikojmë gjithçka në ekonominë. Si modele të zhvillimit Bullgarisë iu treguan Estonia, Irlanda dhe Portugalia. Mirëpo, ne përballuam krizën duke ruajtur fondamentet e qëndrueshmërisë sonë, për shembull bordi valutor. Nuk paguam mjete të jashtme për sistemin tonë bankar. Thënë me fjalë të tjera nuk kemi bazë të jemi pesimistë”, komenton zëvendëskryeministri, që përgjigjet për ekonominë. Stabiliteti financiar dhe ekonomik është një arritje, që duhet të mbrohet nga kërcënimet si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Bullgaria vazhdon të ketë një nga tatimet më të ulëta në mbarë BE-në, megjithë krizën dhe shpenzimet serioze sociale. Përsa i përket qëndrueshmërisë – faktet janë kategorike. Deficit i ulët buxhetor, rritje ekonomike nga 0.8 për qind. “Vështirë se ndonjëri është i kënaqur nga kjo rritje, por 10 nga 28 shtetet anëtare të BE-së, kanë rritje negative”, komenton shifrat zonja Bobeva. Eksporti mbetet hallka, te e cila është shpresa të sigurohet rritja e ekonomisë bullgare.

Cilat janë problemet dhe rreziqet?

Në radhë të parë janë investimet. Agjencia Bullgare e Investimeve punon mbi 22 projekte të mëdha për një shumë afro 1.7 miliard leva. Të realizohen të paktën një pjesë prej tyre, kjo do të sjell një rritje suplementare të ekonomisë bullgare. Konsumimi i brendshëm gjithashtu u zvogëlua për shkak të krizës.

“Megjithë akuzat, se bëjmë shpenzime të mëdha sociale, nuk presim, të ketë rritje të madhe të rrogave dhe të ardhurve të popullsisë – thekson Daniella Bobeva. – Planet për rritje në sektorin korporativ duhet të lidhen me një eksport më të madh.”

Një problem tjetër është prodhimtaria e punës, ku tendencat janë negative. Zëvendëskryeministrja është me shpresë, se do të ruhet politika e deritanishme konservatore në sektorin bankar dhe do të kufizohet konkurrenca e pandershme. Do të privatizohet edhe Bursa Bullgare e Fondeve. Mbrojtja e konsumatorëve është një nga problemet më të ndërlikuara që ekziston midis biznesit dhe shtetit. Qeveria premton reforma radikale edhe në këtë drejtim.

СнимкаSipas kryetarit të Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave Jordan Conev, Bullgaria mund të rikthehet në rrugën e rritjes ekonomike, nëse do të ruhet stabiliteti financiar. Sipas tij, në radhë të parë duhet të rimëkëmbet ekonomia e Bullgarisë.

“Bullgaria ka nevojë për disa projekte të mëdha investuese – thekson Conev. – Dhe ato projekte duhet të jenë në fushën e energjetikës. Diversifikimi i burimeve të energjisë është një problem gjeopolitik dhe Bullgaria ka mundësi të ndikojë pikërisht në këtë fushë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD