Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Projekti për buxhetin e 2014-ës, i miratuar nga qeveria dhe i hedhur për diskutim në Parlament, vazhdon të jetë tema në qendrën e vëmendjes të shtypit të sotëm. “Po vjen edhe një vit tjetër i vështirë për ekonominë”, shkruan në faqen e parë gazeta “Kapital Daily”. Qeveria bëri parashikime optimiste për fushën e ekonomisë, por qëndrimet e konsumatorëve dhe analizatorëve dalin më ndryshe. Sondazhet tregojnë se besimi i familjeve vazhdon të pakësohet dhe ato presin që papunësia të rritet. Buxheti i 2014-ës i kushton nga 2247 euro çdo tatimpaguesi, bën llogari gazeta “Sega”. Shteti planifikon të marrë këto të holla nëpërmjet mbledhjes së tatimeve dhe taksave. Çdo vit popullsia paguan gjithnjë e më shumë për të mbuluar shpenzimet, të cilat pushtetarët miratojnë, përfundon gazeta “Sega”. “Buxheti i 2014-ës sjell lëkundje”, paralajmëron kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, z. Pllamen Dimitrov, në faqet e gazetës “Trud”. “Masat sociale të kabinetit “Oresharski” janë të pamjaftueshme për nga përmasa dhe nuk janë balancuar mirë”, kategorik është z. Dimitrov.
***
Problemet serioze që shkaktoi vala e imigrantëve ilegalë, të hyrë përmes kufirit Bullgari-Turqi është tema tjetër në theksin e shtypit të sotëm. Me titullin “Si refugjatët u bënë problem” gazeta “Trud” përgjithëson opinionet e ndryshme. Sipas analizatorit nga agjencia sociologjike “Mediana”, z. Kolju Kolev shkak i presionit që po rritet është frika te njerëzit nga krimet e përditshme. Z. Cvetozar Tomov nga agjencia “Skala” është kategorik: autoritetet janë të pafuqishme për të qetësuar popullsinë, sepse nuk e kanë situatën në kontroll. Rreth 1100 euro ia dalin një familjeje refugjatësh 3-anëtarësh një muaj fjetje në shtëpitë e strehimit në qendrën e Sofjes, lexohet në gazetën “Telegraf”. Për shkak të shumës rekord shumë pronarë ua japin strehë të përkohshme azilkërkuesve me origjinë arabe pa marrë parasysh a e kanë apo jo statusin e refugjatit në Bullgari. “Ushtria le ta ndihmojë rojën në kufi”, propozon eksperti i sigurisë kombëtare, z. Nikollaj Radullov në faqet e gazetës “Novinar”.
***
Zgjerimi i protestave të studentëve është tema tjetër mes më të diskutuarve në shtypin e sotëm. Titulli “Studentët e thërritën shoqërinë për ndihmë” lexohet në gazetën “Sega”. Ne protestojmë kundër demonstrimit të përditshëm të cinizmit politik, kundër politikës së prapaskenës dhe kundër mungesës së dëgjueshmërisë, shkruajnë studentët e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” në një deklaratë që deklaratë citohet nga shtypi. Për mendimin tonë qeveria aktuale pasqyron të gjitha këto të meta të jetës politike e publike në Bullgari, thuhet akoma në deklaratë. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kabinetit “Oresharski” dhe shpërndarjen e Parlamentit.
***
“Mjekët nuk duan të jenë tregtarë” është titulli i një interviste në gazetën “Standard” me të investuarin Kostadin Angellov, drejtor i Spitalit “Aleksandrovska” në Sofje. Spitalet do të marrin nga 80% e parave që u takojnë nga Arka e Shëndetësisë deri në fund të vitit. “Nuk është e qartë se kur do të marren 20% e tjera. Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor nuk do të arrijë të mbulojë të gjithë veprimtarinë e spitaleve për vitin 2013 megjithë protestat e mjekëve para disa ditësh”, thotë kryetarja e arkës, znj. Rumjana Todorova, e cituar nga gazeta “Sega”. Sipas fjalëve të znj. Todorova u arrit në presion, sepse për herë të parë Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor është lënë pa rezervë të hollash dhe nuk ka fond garancish, që fond duhet disponuar çdo një institucion i cili është ngarkuar me heqjen e shpenzimeve. Mjekët po bëhen gati për të protestuar pas datës 8 nëntor, paralajmëron gazeta “Sega”.
***
“Diskutimi rreth sigurimit të detyrueshëm “Fatkeqësia” po rifillohet”, njofton gazeta “Trud”. Pushtetarët synojnë të aplikojnë sigurimin e detyrueshëm “Fatkeqësia” për banesat private si masë shtetërore kundër tërmeteve, përfshiu fatkeqësitë e tjera. Tema u bë aktuale pas tërmetit të vitit të kaluar në qytetin Pernik.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Lideri i GERB është i indinjuar që nëndëspresidenti e cilësoi parlamentin si "të paligjshëm"

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje institucionit presidencial që të kërkojë falje për qëndrimin e shprehur nga nënpresidentja Ilijana Jotova, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të parakohshme të 27 tetorit, nëse jo - të..

botuar më 24-11-08 1.32.MD

ITN ka mbledhur më shumë se nënshkrimet e nevojshme për anulimin e pjesshëm të zgjedhjeve

“Ka një popull të tillë” (ITN) tashmë kanë mbledhur 67 nënshkrime dhe po bëjnë ankim në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e pjesshëm të zgjedhjeve të 27 tetorit të këtij viti. Në një konferencë për shtyp në ndërtesën e Kuvendit Popullor, Toshko Jordanov,..

botuar më 24-11-08 12.16.MD
Ministri Atanas Illkov

Ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov: Veprimi i drejtorit të Teatrit Popullor ishte i papërshtatshëm

Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në detyrë i punëve të brendshme Atanas Illkov tha për BNT se pas rritjes së tensionit janë përfshirë..

botuar më 24-11-08 11.49.PD