Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Projekti për buxhetin e 2014-ës, i miratuar nga qeveria dhe i hedhur për diskutim në Parlament, vazhdon të jetë tema në qendrën e vëmendjes të shtypit të sotëm. “Po vjen edhe një vit tjetër i vështirë për ekonominë”, shkruan në faqen e parë gazeta “Kapital Daily”. Qeveria bëri parashikime optimiste për fushën e ekonomisë, por qëndrimet e konsumatorëve dhe analizatorëve dalin më ndryshe. Sondazhet tregojnë se besimi i familjeve vazhdon të pakësohet dhe ato presin që papunësia të rritet. Buxheti i 2014-ës i kushton nga 2247 euro çdo tatimpaguesi, bën llogari gazeta “Sega”. Shteti planifikon të marrë këto të holla nëpërmjet mbledhjes së tatimeve dhe taksave. Çdo vit popullsia paguan gjithnjë e më shumë për të mbuluar shpenzimet, të cilat pushtetarët miratojnë, përfundon gazeta “Sega”. “Buxheti i 2014-ës sjell lëkundje”, paralajmëron kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, z. Pllamen Dimitrov, në faqet e gazetës “Trud”. “Masat sociale të kabinetit “Oresharski” janë të pamjaftueshme për nga përmasa dhe nuk janë balancuar mirë”, kategorik është z. Dimitrov.
***
Problemet serioze që shkaktoi vala e imigrantëve ilegalë, të hyrë përmes kufirit Bullgari-Turqi është tema tjetër në theksin e shtypit të sotëm. Me titullin “Si refugjatët u bënë problem” gazeta “Trud” përgjithëson opinionet e ndryshme. Sipas analizatorit nga agjencia sociologjike “Mediana”, z. Kolju Kolev shkak i presionit që po rritet është frika te njerëzit nga krimet e përditshme. Z. Cvetozar Tomov nga agjencia “Skala” është kategorik: autoritetet janë të pafuqishme për të qetësuar popullsinë, sepse nuk e kanë situatën në kontroll. Rreth 1100 euro ia dalin një familjeje refugjatësh 3-anëtarësh një muaj fjetje në shtëpitë e strehimit në qendrën e Sofjes, lexohet në gazetën “Telegraf”. Për shkak të shumës rekord shumë pronarë ua japin strehë të përkohshme azilkërkuesve me origjinë arabe pa marrë parasysh a e kanë apo jo statusin e refugjatit në Bullgari. “Ushtria le ta ndihmojë rojën në kufi”, propozon eksperti i sigurisë kombëtare, z. Nikollaj Radullov në faqet e gazetës “Novinar”.
***
Zgjerimi i protestave të studentëve është tema tjetër mes më të diskutuarve në shtypin e sotëm. Titulli “Studentët e thërritën shoqërinë për ndihmë” lexohet në gazetën “Sega”. Ne protestojmë kundër demonstrimit të përditshëm të cinizmit politik, kundër politikës së prapaskenës dhe kundër mungesës së dëgjueshmërisë, shkruajnë studentët e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” në një deklaratë që deklaratë citohet nga shtypi. Për mendimin tonë qeveria aktuale pasqyron të gjitha këto të meta të jetës politike e publike në Bullgari, thuhet akoma në deklaratë. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kabinetit “Oresharski” dhe shpërndarjen e Parlamentit.
***
“Mjekët nuk duan të jenë tregtarë” është titulli i një interviste në gazetën “Standard” me të investuarin Kostadin Angellov, drejtor i Spitalit “Aleksandrovska” në Sofje. Spitalet do të marrin nga 80% e parave që u takojnë nga Arka e Shëndetësisë deri në fund të vitit. “Nuk është e qartë se kur do të marren 20% e tjera. Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor nuk do të arrijë të mbulojë të gjithë veprimtarinë e spitaleve për vitin 2013 megjithë protestat e mjekëve para disa ditësh”, thotë kryetarja e arkës, znj. Rumjana Todorova, e cituar nga gazeta “Sega”. Sipas fjalëve të znj. Todorova u arrit në presion, sepse për herë të parë Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor është lënë pa rezervë të hollash dhe nuk ka fond garancish, që fond duhet disponuar çdo një institucion i cili është ngarkuar me heqjen e shpenzimeve. Mjekët po bëhen gati për të protestuar pas datës 8 nëntor, paralajmëron gazeta “Sega”.
***
“Diskutimi rreth sigurimit të detyrueshëm “Fatkeqësia” po rifillohet”, njofton gazeta “Trud”. Pushtetarët synojnë të aplikojnë sigurimin e detyrueshëm “Fatkeqësia” për banesat private si masë shtetërore kundër tërmeteve, përfshiu fatkeqësitë e tjera. Tema u bë aktuale pas tërmetit të vitit të kaluar në qytetin Pernik.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan do të kandidojë në zgjedhje me koalicionin "Aleanca për të Drejta dhe Liri"

Kreu i nderit i DPS-së, Ahmed Dogan, u paraqit në selinë e DPS-së në Sofje për të zhvilluar konsultime për listat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kandidatët për deputetë, njoftoi qendra e shtypit e partisë.“Ahmed Dogan u kthye në shtëpinë e..

botuar më 24-09-19 2.59.MD
 Aleksandër Nikolloski

Në Bullgari kërkojnë dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikollski

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj Bullgarisë. "Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që Partia Popullore Evropiane të dijë se çfarë..

botuar më 24-09-19 12.41.MD

Asnjë pajisje “Pager” nuk u dërgua përmes Bullgarisë për grupin "Hezbollah"

Në lidhje me publikimet mediatike se një kompani e regjistruar në Bullgari i dorëzoi organizatës libaneze "Hezbollah" dërgesa me pajisje “Pager”, që u shpërthyen në territorin e Libanit dhe Sirisë, Agjencia Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS)..

botuar më 24-09-19 10.18.PD