Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Projekti për buxhetin e 2014-ës, i miratuar nga qeveria dhe i hedhur për diskutim në Parlament, vazhdon të jetë tema në qendrën e vëmendjes të shtypit të sotëm. “Po vjen edhe një vit tjetër i vështirë për ekonominë”, shkruan në faqen e parë gazeta “Kapital Daily”. Qeveria bëri parashikime optimiste për fushën e ekonomisë, por qëndrimet e konsumatorëve dhe analizatorëve dalin më ndryshe. Sondazhet tregojnë se besimi i familjeve vazhdon të pakësohet dhe ato presin që papunësia të rritet. Buxheti i 2014-ës i kushton nga 2247 euro çdo tatimpaguesi, bën llogari gazeta “Sega”. Shteti planifikon të marrë këto të holla nëpërmjet mbledhjes së tatimeve dhe taksave. Çdo vit popullsia paguan gjithnjë e më shumë për të mbuluar shpenzimet, të cilat pushtetarët miratojnë, përfundon gazeta “Sega”. “Buxheti i 2014-ës sjell lëkundje”, paralajmëron kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, z. Pllamen Dimitrov, në faqet e gazetës “Trud”. “Masat sociale të kabinetit “Oresharski” janë të pamjaftueshme për nga përmasa dhe nuk janë balancuar mirë”, kategorik është z. Dimitrov.
***
Problemet serioze që shkaktoi vala e imigrantëve ilegalë, të hyrë përmes kufirit Bullgari-Turqi është tema tjetër në theksin e shtypit të sotëm. Me titullin “Si refugjatët u bënë problem” gazeta “Trud” përgjithëson opinionet e ndryshme. Sipas analizatorit nga agjencia sociologjike “Mediana”, z. Kolju Kolev shkak i presionit që po rritet është frika te njerëzit nga krimet e përditshme. Z. Cvetozar Tomov nga agjencia “Skala” është kategorik: autoritetet janë të pafuqishme për të qetësuar popullsinë, sepse nuk e kanë situatën në kontroll. Rreth 1100 euro ia dalin një familjeje refugjatësh 3-anëtarësh një muaj fjetje në shtëpitë e strehimit në qendrën e Sofjes, lexohet në gazetën “Telegraf”. Për shkak të shumës rekord shumë pronarë ua japin strehë të përkohshme azilkërkuesve me origjinë arabe pa marrë parasysh a e kanë apo jo statusin e refugjatit në Bullgari. “Ushtria le ta ndihmojë rojën në kufi”, propozon eksperti i sigurisë kombëtare, z. Nikollaj Radullov në faqet e gazetës “Novinar”.
***
Zgjerimi i protestave të studentëve është tema tjetër mes më të diskutuarve në shtypin e sotëm. Titulli “Studentët e thërritën shoqërinë për ndihmë” lexohet në gazetën “Sega”. Ne protestojmë kundër demonstrimit të përditshëm të cinizmit politik, kundër politikës së prapaskenës dhe kundër mungesës së dëgjueshmërisë, shkruajnë studentët e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” në një deklaratë që deklaratë citohet nga shtypi. Për mendimin tonë qeveria aktuale pasqyron të gjitha këto të meta të jetës politike e publike në Bullgari, thuhet akoma në deklaratë. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kabinetit “Oresharski” dhe shpërndarjen e Parlamentit.
***
“Mjekët nuk duan të jenë tregtarë” është titulli i një interviste në gazetën “Standard” me të investuarin Kostadin Angellov, drejtor i Spitalit “Aleksandrovska” në Sofje. Spitalet do të marrin nga 80% e parave që u takojnë nga Arka e Shëndetësisë deri në fund të vitit. “Nuk është e qartë se kur do të marren 20% e tjera. Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor nuk do të arrijë të mbulojë të gjithë veprimtarinë e spitaleve për vitin 2013 megjithë protestat e mjekëve para disa ditësh”, thotë kryetarja e arkës, znj. Rumjana Todorova, e cituar nga gazeta “Sega”. Sipas fjalëve të znj. Todorova u arrit në presion, sepse për herë të parë Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor është lënë pa rezervë të hollash dhe nuk ka fond garancish, që fond duhet disponuar çdo një institucion i cili është ngarkuar me heqjen e shpenzimeve. Mjekët po bëhen gati për të protestuar pas datës 8 nëntor, paralajmëron gazeta “Sega”.
***
“Diskutimi rreth sigurimit të detyrueshëm “Fatkeqësia” po rifillohet”, njofton gazeta “Trud”. Pushtetarët synojnë të aplikojnë sigurimin e detyrueshëm “Fatkeqësia” për banesat private si masë shtetërore kundër tërmeteve, përfshiu fatkeqësitë e tjera. Tema u bë aktuale pas tërmetit të vitit të kaluar në qytetin Pernik.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD